Me shume dashuri per te qene mire ne cift dhe me veten

Me shume dashuri per te qene mire ne çift dhe me veten
Që prej ditës së madhe, kur testi i shtatzënisë rezulton pozitiv, e deri në momentin e lindjes së fëmijës, është një kohë relativisht e gjatë, përafërsisht një vit. Gjatë kësaj periudhe prindërit e ardhshëm jetojë mes shumë ëndrrash, por duhet të ketë edhe një marrëdhënie të kënaqshme seksuale. Në pjesën më të madhe të manualeve që u drejtohen femrave shtatzëna, përmendet edhe argumenti “marrëdhënie seksuale shumë e kujdesshme”. Sipas dy sociologeve amerikane është mirë të flitet më tepër rreth këtij argumenti. Ja pse ato kanë intervistuar 700 femra dhe më pas kanë publikuar rezultatet e të dhënave të mbledhura në librin “Sexy Mamas”.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një libër që ka si qëllim të prezantojë “gruan shtatzënë tip”, por është një guidë komanduese që e vendos theksin te “gjërat e zakonshme”, të cilat vërtiten rreth kësaj çështje. Sipas autoreve, në bazë të zgjedhjeve të nënave të reja nuk qëndron gjithmonë njohja apo mençuria, ndaj në çdo rast është mirë të informohen, sepse jo të gjithë njerëzit janë njësoj dhe ndjekin ritmet që konsiderohen “natyrale” nga ekspertët. Në fakt, sipas teorive të zakonshme, dëshira seksuale e femrave pakësohet gjatë tre muajve të parë shtatzënisë, kjo i detyrohet edhe të përzierave në mëngjes.

Gjatë tre muajve të dytë të shtatzënisë, femrat përjetojnë një periudhë ulje-ngritjesh, ndërsa gjatë tremujorit të tretë gjendja e tyre emocionale e fizike rëndohet edhe më shumë. Kjo gjë ndodh si pasojë se ato kanë një bark të madh.

Sipas dy autoreve, nuk është e vërtetë që të gjitha grave u ndodh kështu gjatë periudhës së shtatzënisë. “Disa përjetojnë një periudhë të zjarrtë seksuale kur janë shtatzëna, të tjerave u shuhet totalisht kjo ndjenjë”.

Sipas dy studiuesve suedeze që kanë kryer një studim te 112 çifte, nuk janë vetëm femrat ato që e përjetojnë ndryshe seksin gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe meshkujt. Në fakt, disa prej tyre kanë deklaruar se e kanë humbur interesin ndaj seksit, ndërkohë që të tjerë kishin marrëdhënie seksuale shumë të kënaqshme. Veçantia e këtyre studimeve të sjella në librin e dy sociologeve Winks dhe Semans, lidhej me dëshminë e disa grave, të cilat pohonin se nuk kishin provuar kurrë orgazma aq të forta sa ato kur ishin shtatzëna. Të tjerat thoshin se e arrinin shumë lehtë orgazmën.

Ajo që i ndalon disa çifte të arrijnë kënaqësinë maksimale, është frika se mos vrasin fetusin, edhe pse ekspertët pohojnë se një raport seksual normal nuk e dëmton fëmijën. Zakonisht çiftet mendojnë se kontraktimet që shkaktohen nga një orgazëm mund të provokojnë një lindje të parakohshme. Një studim i kryer te 596 femra ka treguar se nuk ka absolutisht asnjë lidhje, ose nëse ndodh diçka e tillë, rreziku është shumë i vogël. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e lodrave të seksit. Vetëm në disa raste duhet pasur shumë kujdes gjatë marrëdhënieve seksuale, konkretisht atëherë kur gjinekologu vëren probleme në mitër. Në këtë rast mund të ndodhë një lindje e parakohshme.

Por çfarë mund të thuhet për faktin se si e përjeton një çift seksin pas shtatzënisë? Edhe pse dihet që pas lindjes një çift mund të ketë sërish një marrëdhënie të qetë seksuale (përjashtohen këtu shqetësimet që kanë femrat gjatë periudhës së lehonisë), nuk është e lehtë arritja e qetësisë derisa foshnja të mësojë të flejë gjithë natën. Lodhja dhe gjumi janë armiqtë kryesorë të dëshirës seksuale.

Por jo vetëm kaq. Pas lindjes femra mund të ketë dhimbje vaginale për shumë muaj dhe hormonet prolatinë e oksitocinë, (sasia e tyre është më e lartë në periudhën e paslindjes) mund ta reduktojnë ndjeshëm epshin. “Pas lindjes disa gra nuk kanë më të njëjtën dëshirë seksuale që kishin para periudhës së shtatzënisë, deri në momentin që i ndajnë gjirin fëmijës”, thotë Winks. Një faktor tjetër “femëror” mund të jetë prania e qumështit në gjirin e nënës që duket një fakt shqetësues për shumë femra dhe meshkuj. Gjithashtu diçka tjetër që duhet pasur parasysh është se pas lindjes së bebes, jeta e çiftit ndryshon në mënyrë drastike. Kur sillni në jetë një foshnjë nuk jeni më qenie impulsive dhe spontane. Gjithçka duhet planifikuar me kujdes, përfshi këtu edhe marrëdhënia seksuale.

“Programoni një ditë, e cila t’i dedikohet tërësisht seksit”, këshillon njëra nga sociologet. “Një ose dy herë në muaj kalojeni natën në një hotel të shtrenjtë nën dritën e qiririt. Çdo femër ka nevojë t’i përkushtohet vetes dhe bashkëshortit. Kjo do të ishte një zgjidhje e mundshme për të rindezur pasionin e shuar”.

Përpiquni të merrni në dorë drejtimin e jetës suaj, pavarësinë dhe ç’është më kryesorja seksin, gjë që nuk i bën mirë vetëm shëndetit tuaj, por edhe marrëdhënies në çift. Duke i kushtuar pak më shumë vëmendje interesave tuaj do të rrethoheni sërish nga lumturia e gjithë familjes. Ky është edhe qëllimi i dy autoreve të librit “Sexy Mamas”, që aktualisht gjendet vetëm në gjuhën angleze. (shqip)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama