Me shume paciente shqiptare drejt Turqise

Më shumë pacientë shqiptarë drejt Turqisë

Për këtë pritet që të shtohet numri i pacientëve që do të dërgohen drejt shtetit turk për kurim, si pasojë e marrëveshjeve të nënshkruara nga dy institucionet homologe shëndetësore. Kjo gjë është finalizuar në saje të një takimi të zhvilluar nga kreu i shëndetësisë Nard Ndoka me homologun e tij në shtetin turk. Ndër të tjera është theksuar se në saje të bashkëpunimit do t’i jepet përparësi dërgimit të pacientëve për trajtim në spitalet publike turke. Gjithashtu është premtuar mbështetje dhe në trajnimin e mjekëve shqiptarë në këto spitale në mbështetjen e sistemit dhe reformave shëndetësore të ndërmarra nga vendi ynë, si dhe në zhvillimin e investimeve në infrastrukturën shëndetësore.

Ndërsa ministri Ndoka paraqiti një rezyme të reformës në tërësi të sistemit shëndetësor, ka kërkuar nga homologu turk vazhdimësinë e marrëveshjeve dypalëshe në ndihmë të pacientëve shqiptarë, si dhe në trajnime në fushën e menaxhimit dhe në përgatitjen e specialistëve të mjekësisë. Nga ana tjetër, është deklaruar se do të vazhdojë puna për arritjen e synimeve të tilla, si vazhdimësinë e marrëveshjes dypalëshe (duke parashikuar rritjen e numrit të pacientëve shqiptarë që kurohen në Turqi), trajnimin e mjekëve shqiptarë, bashkëpunimin në fushën spitalore, binjakëzimin e spitaleve tona me spitalet turke, intensifikimin e bashkëpunimit në fushën farmaceutike, dhe mbështetjen e qeverisë.

Marre nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama