Me shume se kurre na duhet dashuria per atdheun

Me shume se kurre na duhet dashuria per atdheun

Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia ushtarake e FSK-së. Ceremonia filloi me parakalimin e të gjitha njësive të FSK-së, ndërkaq në ceremoninë ushtarake të FSK-së është intonuar himni kombëtar dhe shtetëror.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në një fjalë rasti tha se çdo vit përkujtojmë sakrificën sublime të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin, lirinë dhe paqen.

“Sot mbi rrugën që ata trasuan ne po ndërtojmë shtetin demokratik, shtetin e së drejtës... në paqe me të gjithë. Rruga deri këtu ishte e vështirë dhe aspak më e lehtë nuk do të jetë deri në arritjen e qëllimeve tona, anëtarësimin në BE e NATO”, tha presidentja, duke shtuar se sot më shumë se kurrë na duhet dashuria për atdheun.

“Na duhet punë dhe sakrificë e madhe për tu bërë ballë sfidave dhe synimeve tona”, u shpreh Jahjaga.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se në prag të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të Epopesë së UÇK-së dje është marrë vendimi për themelimin e Forcave mori vendim për themelimin e Forcave të Armatosur.

Ai tha se Republika e Kosovës po rrumbullakon institucionet themelore shtetërore.

“Gatishmëria për fitoren e lirisë e zgjoi një komb të tërë. UÇK u bërë zëri autentik i vullnetit të qytetarëve tanë, qytetarët e Kosovës, u radhiten me vizionin fitimtar dhe çlirimtar të UÇK-së, këtë vizion e mbështeten SHBA, vendet e BE-se dhe NATO”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se Kosova me një të kaluar të rëndë, di të çmoj lirinë, barazinë dhe jetën e përbashkët.

Forcat e armatosura të Kosovës do t’i kenë tetë mijë pjesëtarë, do të jenë profesionale dhe multi-etnike dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e NATO-s.

Djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari në këtë ceremoni u shprehi lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për vendin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama