Një debat interesant u shënua gjatë seancës mes kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Mediu deklaroi në foltoren e Kuvendit se Meta i ka sugjeruar dorëheqjen pas ngjarjes së Gërdecit, ndërsa tani është koha që edhe Meta të japë dorëheqjen.
“Unë e hapa rrugën për drejtësinë,” tha Mediu. Ai shtoi se ka gjashtë muaj që një deputet i akuzon për vrasje. Ndërkohë Mediu sqaroi sërish se Fatjon Skënderi, që akuzohet si ndërmjetës për porosinë e vrasjes së Tom Doshit, ka qenë shofer i PR në vitet ‘91- ‘93, “kur Saimir Tahiri luante me kukulla”.
Në përgjigje të Mediut, Meta tha: Kam qenë personi i parë që ju kam këshilluar dorëheqjen. Dakord, më the, por si i bëhet me samitin e NATO-s, dhe unë të thashe se edhe po nuk pate fare përgjegjësi, por janë vrarë 30 veta dhe ti je ministër i Mbrojtjes”.
“Por deputetët i kemi shëndosh e mirë si molla, falë edhe kujdesit të policisë.
Nuk mund të instalojmë një precedent që çdo dëshmitar të bëjë akuza dhe ne të largohemi”.
“Edi Rama dhe Meta do vrisnin dy deputetë për të destabilizuar vendin, që të vinte Berisha në pushtet?!” theksoi Meta.