Me te pasurit ne bote jane... zviceranet!

Me te pasurit ne bote jane... zviceranet!
Kompania e sigurimeve ‘Allianz’ publikon çdo vit raportin global mbi pasurinë në botë: “Global Wealth Report”. Këtë vit prej këtij raporti del se zviceranët janë populli më i pasur i botës, ndërsa shuma e parave të fituara në 52 vendet studiuara vitin e kaluar ishte jo më pak se 103.3 bilionë euro.

Analistët dhe ekspertët ekonomikë; Kathrin Brandmeier, Michael Grimm, Michael Heise, Arne Holzhausen dhe Gabriele Steck - autorë të raportit - nuk e kanë pasur të lehtë punën. Ata i kanë marrë të dhënat nga PBB në 52 shtete, për të nxjerrë rezultatet se kush janë më të pasurit. Dhe..nuk është për t’u habitur: janë zviceranët! Ata kanë mundur të mburren me të ardhurat neto për frymë, që vitin e kaluar ishin 138 mijë euro, derisa në vendin e dytë ishin japonezët me 93 mijë euro. Fjala është për shumën mesatare të parave për banorë dhe kjo pasi u zbriten borxhet, transmeton Telegrafi.

Pasuria private e botës në vitin 2011 është rritur me 1.6 për qind, që është dukshëm më pak se në vitet e mëparshme, kur rritja ishte rreth 7 për qind. Arsyeja për këtë është inflacioni në rritje, thonë specialistët e 'Allianz'. Një arsye shtesë për një akumulim më të vogël të pasurisë private ishte edhe kriza e madhe financiare dhe ajo e euros, si dhe popullsia në rritje e Tokës. Tek situata nuk ndihmojnë as normat e interesit, që janë ende shumë të ulëta, prandaj kursimet nuk kanë më vlerë të njëjtë si më parë.

Pavarësisht situatës së keqe ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë në listën e tretë të 'Allianz' për pasurisë private, ndërsa në vendin e katërt është Belgjika (86 mijë). Pas saj vijnë: Holanda, Tajvani, Kanadaja, Singapori, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Listën e njëzetëshes e plotësojnë po ashtu vende evropiane si: Danimarka (49 mijë), Italia, Franca, Suedia, Austria, Gjermania etj.

Raporti tregon se pasuri në botë ka, por është çështje se si pasuria ndahet dhe nëse ndahet mes njerëzve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama