Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, shprehet i shqetësuar për dëmtimet.
Por, ai ka besim se do arrijë të kompensojë mungesat si të Gomezit, po edhe të dy mesfushorëve Shvajnshtaiger dhe Khedira, në rast se ata nuk do t'ia dalin.
"Është vërtet fatkeqësi që të të mungojnë lojtarë të rëndësishëm në një fazë kaq vendimtare.
Në veçanti më vjen keq për Gomezin, pasi ai bëri paraqitje të mrekullueshme duke na ndihmuar si me golat dhe prezencën e tij.
Duhet ta marrim me qetësi këtë situatë delikate dhe gjejmë zgjidhjet e nevojshme.
Kam besim të plotë te pjesa tjetër e skuadrës dhe do të jemi gati për ditën e enjte në Marsejë", tha Lëv, i cili do të bëjë llogaritë edhe për mungesën e Humelsit.