Me vrapim nuk do te humbni ne peshe?

Me vrapim nuk do te humbni ne peshe?
Nëse dëshironi të humbni në peshë, vrapimi ndoshta nuk është forma më e mirë e ushtrimeve, pohon trajneri Greg Brookes. “Shumica e njerëzve fillojnë të vrapojnë kur dëshirojnë të humbin në peshë, mirëpo kjo nuk jep gjithmonë rezultate të mira, dhe ja pse: yndyrat janë burimi i preferuar i energjisë në organizmin tonë, ndërsa sa më shumë vraponi trupi juaj, duke u pagatitur për raundin tjetër, do t’i mbajë yndyrat”, ka thënë Brookes.

Trajneri, klientët e të cilit janë disa nga njerëzit më të njohur në Britani të Madhe, ka thënë se vrapimi nuk do t’ju tkurrë, ndërsa një nga arsyet pse ndodh kjo është se organizmi ynë është një makinë e jashtëzakonshme adaptimi në çfarëdo kushte.

“Sa më shumë vraponi, shfrytëzoni më pak energji dhe digjni gjithnjë e më pak kalori”, ka shtuar Brookes duke pohuar se vrapimi është i dëmshëm për nyjat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama