Mediat amerikane Rama pro armeve kimike populli i tij kundra

Mediat amerikane: 'Rama pro armeve kimike, populli i tij kundra'

Los Angelos Times thekson se: “Shqipëria është një aleat i vogël dhe i patundur i SHBA-së dhe kjo e fundit duke se ka gjetur një vend ku do të shkatërrohen armët kimike Siriane. Për vite të tëra, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dashur që të bëjnë një punë “të zezë” dhe jashtë kontureve diplomatike, është aleati i betuar, Shqipëria që ka ngritur dorën.

 

Deri më tani, vendi i vogël në Europë, ka marrë shtetas ujgurë, që nuk mund të ktheheshin në Kinë, ofroi strehim për 210 muxhahedinë, një grup disident iranian dhe tani Shqipëria është duke u kthyer sërish në një vend ku administrata Obama shpreson të shkatërrojë armët kimike siriane, shkruan Los Angelos Times.

 

Kërkesa për dorëzimin e armëve kimike është konfirmuar javën e kaluar nga zyrtarët e këtij vendi dhe SHBA-ja shpreson që armët kimike siriane të shkatërrohen në tokën e saj. Ky do të ishtë një zgjidhje për planin e sponsorizuar fort nga SHBA-ja për të demontuar arsenalin e lëndëve kimike siriane, si gazin sarin dhe atë mustard. Ndërkohë që ka siguruar firmën dhe vullnetin e kryeministrit Edi Rama, ka një reaksion popullor shumë negativ ndaj kësaj marveshje.

Me një luftë civile në Siri, që ka më shumë se dy vite që vazhdon, SHBA, pranoi që të mos ndërhynte ushtarakisht, pas propozimit të Rusisë, për shkatërrimin e 1300 tonë lëndë kimike dhe 1200 tonë, lëndë të pa plotësuara.

SHBA-të janë duke kërkuar një vend për shkatërrimin e tyre, por shumë vende kanë refuzuar. Një zyrtar i SHBA-së thotë se edhe Norvegjia është tërhequr. Danimarka është treguar e gatshme që të bëjë transportimin e tyre, por jo ti shkatërrojë. Ndërsa zyrtarët shqiptarë kanë deklaruar se, janë duke shqyrtuar kërkesën e bërë. Por Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se nuk ka vendim.

“Shqipëria ka dhënë sinjale pozitive, por kjo është një çështje shumë e ndjeshme atje”, ka deklaruar këtë rradhë një zyrtar europian, i cili kishte të dhëna për bisedimet, por që nuk dëshironte që të tregonte më shumë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Shqipëria ka përvojë në shkatërrimin e armëve kimike, kur në vitin 2007, me ndihmën e SHBA dhe OSBE-së, demontoi një sasi armësh kimike që kishin mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës, duke u bërë vendi i parë pa armë të tilla.

Por pak kohë më parë shqiptarët kanë vendosur që të mos jenë më një kosh i plehrave të Europës, pas bllokimit të importit të lëndëve të tilla nga Italia.

 

Në lidhje me këtë çështje ka gjithashtu edhe një dyshim për aftësinë e Shqipërisë për shkatërrimin e armëve kimike. Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, javën e kaluar deklaroi se vendi i tij nuk i ka mundësitë për shkatërrimin e armëve kimike. Por ndërkaq disa shqiptarë besojnë se duke bërë këtë proces në Shqipëri, do të vinte një ftesë më e shpejtë nga BE-ja, për anëtarësim.

Ndërkaq që gjatë vizitës disa javë më parë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Yee tha se mes dy vendeve, “ka një marrëdhënie miqësie dhe partneriteti të fortë”. “Të gjitha qeveritë shqiptare janë të ndjeshme ndaj presionit amerikan”, përfundon shkrimin e saj gazeta e njohur amerikane, Los Angelos Times.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama