Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të japë sot vendimin për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Mediat daneze shkruajnë se vendimi do të jetë në favor të Shqipërisë, e cila do ta fitojë ndeshjen në tavolinë.
Komisioni i Disiplinës së UEFA –s vendosi që t’ia japë 3 pikët Serbisë, pasi sipas gjyqtarit të takimit Shqipëria kishte refuzuar vendimin e tij për të rinisur lojën. Por FSHF deklaroi se nga gjyqtari nuk ka patur vendim, por përfaqësuesit e saj janë pyetur nëse ishin në gjendje ta vazhdonin lojën.