Gjermanëve nuk u bën aspak përshtypje një përgjigje e tillë, shkruan Bild, por mediat italiane, përfshi Corriere della Sera, habiten se si ai nuk tha se momenti më i lumtur në jetë ka qenë kur Angela Merkel i tha ‘po’ për martesë.
“Zoti Merkel numëron momentet e tij të lumtura dhe harron Angelan,” shkruajnë mediat italiane.
“Tani, në udhëtimin tjetër për në Itali, profesori i turpshëm duhet të rregullojë reputacionin e tij si kavalier. Ose të paktën t’u shpjegojë miqve të tij se në veri të Alpeve, zemra mbahet kryesisht në krahun e majtë të kraharorit dhe jo në gjuhë…”, shkruan Bild.