Mediat rumune kryqezojne lojtaret Shqiperia na zhyti ne anarki

Mediat rumune kryqëzojnë lojtarët: Shqipëria na zhyti në anarki

Mediat rumune e kanë përjetuar keq eliminimin nga Euro 2016 të Rumanisë, e cila humbi ndeshjen e djeshme me Shqipërinë falë golit të Armando Sadikut.

8Në Rumani mediat kanë qenë të ndara sa i përket pikëpamjes për humbjen. Ato më radikalet kanë gozhduar lojtarët dhe trajnerit, ndërsa më të moderuarat kanë sulmuar Federatën dhe Jordaneskun.

E përditshme "Adevarul" ironizon trajnerin dhe taktikat e tij. "Lamtumirë Jordanesku", shkruan kjo gazetë. "Rumania bëhet pjesë e historisë së Shqipërisë", vijon ajo më tej. "Falë Shqipërisë Rumania vjen në shtëpi dhe do të ketë trajner të ri", shkruan më tej artikulli.

E ashpër ka qenë gazeta sportive "Sporturirol". "Shqipëria sjell anarki", kështu është titulli i kësaj gazete. "Shqipëria largon Jordaneskun, venitet legjenda e tij", vijon ajo më tej.

Ndërsa tabloidi "Click" ka qenë pak më i butë por ironik me kombëtaren rumune. "Jordanesku zyrtarizon pushimet", shkruan ky tabloid. "Shqipëria ndali rumunët në Lion dhe tashmë do kemi një trajner të ri", vijon ajo më tej.

Gazeta liberale "Liber Tatea" ka vazhduar me ironi ndaj Jordaneskut. "Shuhet legjenda Jordanesku. Një mbrojtës del hero i ndeshjes dhe tallje masive me trajnerin në internet", shkruan kjo gazetë.

E ashpër ka qenë "Evenimentul Zilei": "Turp Kombëtar". Kështu e ka titulluar artikullin për ndeshjen kjo gazetë. "E turpshme, lojtarët rumunë shtriheshin në tokë në vend që të luanin futboll, dyshime se fjalimet e humbjes i kishin përgatitur para ndeshjes", vijon ajo më tej.

Click



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama