Mediat serbe shkruajnë se lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj (nesër) dhe se ajo po bëhet me mbështetjen e Ameriëks. Gazeta serbe “Kurir” e cila njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret serb (BIA), në ballinën e saj shkruan se “Lufta e vërtetë fillon më 12 maj”. “Kurir” i referohet burimeve të saj dhe deklaratës publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK, se lufta e vërtetë cila për qëllim ka krijimin e Shqipërisë së Madhe, fillon nesër.
Ndërsa, gazeta tjetër “Informer”, gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë këtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore, transmeton lajmi.net.
Kjo gazetë duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal anëtarëve të UÇKsë për të filluar sulmet.
“Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t’i dërgohej kryeministrit maqedonas Gruevski dhe homologut të tij serb Vuçiq. Mos harroni se në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradë ushtarake bashkë me rusët”, citon kjo gazetë një prej ambasadorëve të Serbisë, të cilit nuk i përmend emrin.
Tutje “Inforemer” vazhdon me artikullin spekulativ duke shkruar se një ditë para se të fillonin sulmet në Kumanovë, Athina u vizitua nga një i dërguar i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit happy ëheels për çështjet e energjisë, i cili i kërkoi Greqisë të tërhiqet nga projekti rus i gazsjellësit që kalon nëpër Turqi, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe kalon në Evropën Perëndimore.