Medieve serbe i terhiqet veshi Mos fyeni shqiptaret

Medieve serbe 'i terhiqet' veshi: Mos fyeni shqiptaret

Mediet serbe vazhdojnë me gjuhën e ashpër ndaj Shqipërisë, ndërkohë që i është “shkulur veshi” nga organizatat ndërkombëtare.

Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists) (IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF) kanë dënuar gjuhën e urrejtjes në mediet e Serbisë.

Sipas Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediet serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “siptari”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas Sagaga nga IFJ, “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës. Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviç si “Siptari” duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t’i bashkëngjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së”.

Lidhur me këtë edhe Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE) para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vienë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin atutoritetin e tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e medieve serbe duke fyer shqiptarët me “siptari”.

Edhe përfaqësuesit e një organizatë me emrin EBART përmes nje raporti kanë konstatuar se pas vizitës se kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd dhe Preshevë, në mediet serbe shqiptarët janë fyer mbi 40 herë me termin “siptari” ?!

Përfaqësuesi i medieve shqiptare, gazetari nga “Presheva Jonë” , njëherësh kryetar i AJASE në fjalimin e tij në sesionin e IFJ mbajtur në Bruksel në mesin e vitit të kaluar ka tërhequr vërejtjen se “mediet në Shqipëri, Kosovë e Preshevë, sikur anembanë Ballkanit, janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe politike, për çka edhe ju mungon pavarësia mediatike”.

Në mesin e 180 vendeve, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, por edhe Kosova e Shqipëria mbeten të fundit. Pas rënies së regjimit diktatorial të Milosheviçit, i cili ishte armiku numër një i mediave në Kosovë e Serbi shumë analistë menduan se me të ikën edhe ditët e zeza për mediet. Por, sipas kryetarit të AGSHZE-së, elementët e këtij regjimi të gjuhës se urrejtjes, racizmit dhe fyerjeve ende kanë mbetur sidomos në mediet serbe.

“Themi kështu sepse përkundër pranisë së OSBE-së në Beograd, shtypi serb vazhdon të fyejë e etiketoj shqiptarët ne Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në përgjithësi duke përdorur ende gjuhën e Millosheviçit si “siptari”, “Kosovo i Metohija”, “kosmet”, “terroristi”, “vehabisti”, “islamist” etj..” ka pohuar në Bruksel kryetari i AGSHZE.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama