Meditimi është një teknikë që funksionon shumë mirë për reduktimin e ndjenjës së izolimit, ndërsa në të njëjtën kohë rrit aftësinë për të luftuar sëmundjet.
Udhëheqësi i studimit David Creswell thotë: “Ne gjithmon i këshillojmë njerëzit që të lënë duhanin për arsye shëndetësore, por harrojmë që t’i këshillojmë të lënë edhe vetminë në të njëjtën mënyrë”. Duke shtuar: “Në dimë se vetmia është një faktor i madh rreziku për probleme shëndetësore dhe vdekshmërinë e parakohshme sidomos tek të moshuarit. Meditimi është një trajtim premtues për të luftuar këtë”.