Mediu Tokat ne bregdet tu jepen pronareve te para 45-es

Mediu: Tokat ne bregdet t'u jepen pronareve te para '45-es

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kerkuar sot qe te jepen titujt e pronesise per tokat turistike duke shtuar se nuk ka asnje veshtiresi ne kete aspekt per shkak se ligji 7501 per ndarjen e tokes nuk eshte zbatuar ne tokat ne bregdet.

Mediu tha se tokat e tilla tu kthehen atyre pronarëve që i kanë zotëruar ato para vitit 1945 dhe për këtë arsye, theksoi ai, kam depozituar në Kuvend një amendim mbi ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar”.

“Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE, Strasburgu ka dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave dhe se ky pr.ligj nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barren financiare të dëmshpërblimit. Pronarëve të ligjshëm u është marrë prona nëpërmjet shtetëzimit dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë”, tha ai, duke shtuar se “në zonat me përparësi turizmin nuk është dhënë asnjë titull pronësie në bazë të ligjit 7501″, u shpreh sot kreu i PR-se ne komisionin e ligjeve. Ai kërkoi që të zbatohet detyrimi ligjor i pajisjes së pronarëve me çertifikate pronësie.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama