Meg Rajan E kam vuajtur tradhtine

Meg Rajan: E kam vuajtur tradhtinë

Këtë e ka deklaruar së fundi vetë aktorja që luan në filmin e njohur \'C\'è posta per te\'. E intervistuar nga revista \'InStyle\', ajo ka rrëfyer se ka qenë vazhdimisht e tradhtuar nga bashkëshorti.

“Denisi nuk ka qenë kurrë i ndershëm në raport me mua dhe kjo më ka bërë të vuaj shumë”- ka shpjeguar Rajan. Ajo ka treguar me sinqeritet se ndarja me bashkëshortin ka qenë një çlirim i vërtetë. “Hoqa dorë nga ajo që thoshin të tjerët, apo që mund të mendonin në raport me martesën time, sepse kisha dëshirë të merrja sërish në duar jetën time”- ka thënë më tej ajo.

Pas zërave që përfolën ndarjen, ka qenë prapë aktorja që sqaron se nuk ka qenë takimi me Rasëll Kroun gjatë xhirimeve të filmit, shkaku i thyerjes së martesës së saj.

"Ndryshe nga ajo që është shkruar, nuk ka qenë Crowe, shkaku i kurajës sime për t’i dhënë fund martesës me Denisin. Isha shumë keq dhe shkatërrova gjithçka, duke ia mbathur edhe nga Rasëlli"- thotë ajo.

Meg Rajan e Denis Kuaid u martuan në ditën e Shën Valentinit në vitin 1991, pasi kishin punuar së bashku në dy filma. Aktorja pranoi propozimin e tij, pas premtimit që ai i kishte bërë për t\'u dezintoksikuar nga droga dhe alkooli. Gjatë jetës së tyre në çift për 9 vjet, çifti ka një fëmijë, Xhek Henrin.

Nga : Shekulli Online


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama