Meha firmos ne Arabine Saudite e konfirmon trajneri i Koniasporit

Meha firmos në Arabinë Saudite, e konfirmon trajneri i Koniasporit

Alban Meha nuk do të jetë më pjesë e Koniasporit për sezonin tjetër. Këtë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre, Aikut Koçaman.

mehaSipas tij, mesfushori nuk ka pranuar që të vijojë aventurën me ekipin turk, edhe pse ky i fundit ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.

"Më vjen keq, por Meha s'do të jetë më pjesë e ekipit për sezonin tjetër. Jam shumë krenar që kam pasur një futbollist me cilësitë e tij dhe do doja që të ishte pjesë e jona edhe në vazhdim, por ai e ka marrë këtë vendim", ka deklaruar Koçaman.

Tekniku i skuadrës turke ka bërë përpjekjet e tij që të mund të ndryshojë mendjen e futbollistit, mirëpo edhe takimi mes tyre ka qenë i pavlefshëm.

Alban Meha është bindur nga oferta e skuadrës në Arabinë Saudite Al Nasr, e cila e ka bindur atë që të firmosë kontratë.

Mesfushori i Kombëtares ka realizuar 4 gola dhe pesë asiste në kampionatin turk, ku është aktivizuar në 23 ndeshje, ndërkohë që në kupë ka realizuar 1 gol në 6 të tilla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama