Alban Meha po kalon një sezon magjik me skuadrën turke të Koniasporit, teksa është shumë pranë objektivave për të arritur në zonën europiane me skuadrën e tij.
Gjithsesi "snajperi" siç e thërrasin ndryshe nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Duke folur për "Sport Toto Super League", ai beson se mund të shkojë në finale nëse arrijnë të marrin një rezultat pozitiv në sfidën e parë ndaj Fenerbaçes.
"Gjëja më e rëndësishme është të mos pësojmë gol në fushën tonë. Nëse do ta përmbushim këtë gjë nesër, kundër Fenerbaçes, atëherë do të mbërrijmë në finale. Shanset tona janë të mëdha".
Më pas futbollisti i kombëtares sonë foli edhe për nofkën "snajperi", që ka marrë pas ekzekutimeve fantastikeve të goditjeve të lira.
"Më pëlqejnë kur më quajnë kështu. Në periudhën e parë, kur kam luajtur në Bundesliga 1, edhe në ekipin kombëtar, kur më quanin kështu ishte një burim krenarie. Shpresoj që edhe në ndeshjen kundër Fenerbaçes, nesër, gjithashtu ta kem një mundësi të tillë, të shënoj nga goditja e dënimit", u shpreh Meha.