Mehmeti Ne Shqiperi qeverisin qelbesirat prandaj na vrasin neve ne Maqedoni

Mehmeti: Ne Shqiperi qeverisin qelbesirat, prandaj na vrasin neve ne Maqedoni

Analisti dhe publiciti nga Shkupi, Kim Mehmeti nëpërmjet rrjetit të tij social ka dërguar kritika të ashpëra ndaj Shqipërisë, pas neglizhencës ndaj sulmeve policore maqedonase ndaj vendbanimeve shqiptare.

Postimi i plotë i Kim Mehmetit:

“Një ndër arsyet pse regjimi DPMNE-BDI kaq lehtë vretë shqiptarë dhe i djegë shtëpitë e tyre është se ne kemi “Shqipëri” të drejtuara edhe nga ‘qelbësira’, ‘qelbësira’ që u ofronin dhe u ofrojnë mbështetje regjimeve të këtushme antishqiptare, ‘qelbësira’ që kinse drejtojnë shtete, e nuk ia dalin t’i informojnë shqiptarët e Maqedoniës se çka është duke u ndodhur dhe nga u vjen rreziku! Dëgjuat se Ministri i jashtëm i Kosovës është shumë i brengosur që të mos destibalizohet Maqedonia!? Pse, mos vallë dikush kishte pritur që ai të shqetësohet për fatin e shqiptarëve të këtushëm!? S’di pse, por kur dëgjova për brengën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, m’u kujtua thënia: i keqi ta bënë të kundërtën nga ajo që ta dëshiron me gojë!”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama