Meidani Largimet nga administrata Rilindja me keq se PD ne 92 dhe 05

Meidani: Largimet nga administrata, 'Rilindja' me keq se PD ne '92 dhe '05

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani shprehet në një intervistë për “Panorama” se lëvizjet në administratë po bëhen me të njëjtën mendësi me atë të PD-së në 1992 dhe 2005.

“Jam përkrahës i filozofisë evolucionare, jo asaj revolucionare. Në veprimin praktik parapëlqej veprimin racional, të mirëmenduar dhe frymëzim-sjellës, por jo veprimin emocional, të bujshëm, deri frikëndjellës. Pra, jam për një zbatim të prerë dhe të drejtë të ligjit, kundër çdo ilegaliteti e papërgjegjshmërie, kundër çdo mbylljeje sysh e vaisjeje korruptive, që më tej shoqërohet ose me legalizime abuzive, ose me ruspa ndërtimorësh. Brenda këtij konceptimi, mua më ka lënë një shije të hidhur veprimi politik i PD-së në qeverisjen e parë të saj. Ajo, me ardhjen në pushtet, në 1992, nën shembullin e luftës së klasave të periudhës moniste, me flamurin e antikomunizmit në duar, zbatoi me një pompim frikues dhe urgjencë të pakuptimtë të ashtuquajturin nen 24/1.”- thote Meidani gjate intervistes ne “Panorama”.

Sipas Meidanit, me anë të ketij neni,  praktikisht, u hodh në rrugë, krahas pjesës politike të administratës, edhe pjesa teknike, e shëndetshme dhe profesionale e saj.

“Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, megjithëse bëhej fjalë për një Shqipëri krejtësisht normale, qeveria e saj aplikoi të njëjtën teknologji shkarkimesh të dikurshme, por tashmë me pseudo-parullën e luftës kundër korrupsionit. Përsëri u zëvendësua, në pjesën dërmuese, administrata e mëparshme, përfshirë dhe atë pjesë të mirëtrajnuar, për të cilën u harxhuan para të Shqipërisë apo BE-së”- thekson Mediani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama