Mbi 12 milionë emigrantë kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika që prej vitit 1970, më shumë se gjysma e atyre që jetojnë në mënyrë të rregullt në këtë vend, vlerëson raporti.
“Duke parë historinë e Shteteve të Bashkuara, asnjë vend nuk ka parë popullin të emigrojë në këtë vend aq sa Meksika në katër dekadat e fundit”, thuhet në raport.
Një periudhën mes viteve 1995-2000, të paktën 2.9 milionë meksikanë mbërritën në SHBA, ndërsa 670 mijë u larguan nga Amerika për në Meksikë, duke bërë që “batica” të arrinte në 2.2 milionë persona. Megjithatë, shifrat tregojnë një ndryshim të madh të lëvizjes në periudhën mes viteve 2005-2010. Në këtë hark kohor, vetëm 1.37 milion mbërritën nga Meksika dhe 1.39 milionë u larguan për të kaluar kufirin jugor.