Melburni per te dytin vit qyteti me i mire ne bote!
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Ky përfundim del nga hulumtimet e opinioneve përmes një ankete që ka përfshirë 140 qytete, ndërsa kushtet ishin: stabiliteti politik dhe shoqëror, shkalla e kriminalitetit, mbrojtja shëndetësore, arsimi, infrastruktura, kultura dhe ambienti natyror.
Melbourni ka ruajtur titullin e qytetit më të preferuar, që e ka fituar edhe në vitin 2011, sipas anketave edhe të këtij viti, që e ka realizuar Economist Intelligence Unit.
Melbourne është klasifikuar në krye të listës së qyteteve para Vjenës, Vancuverit, si dhe tre qyteteve të tjera australiane; Sydney, Adelaide dhe Perth. Pra Australia është shteti kampion me 4 qytete brenda top listës.
Renditja e dhjetë qyteteve nuk ka ndryshuar shumë, ndërsa Australia dhe Kanadaja prijnë në listë. Në vendin e dytë është klasifikuar Vjena e pastaj tre qytete të Kanadasë, Vancuver, Toronto e Calgary, të cilat kanë ruajtur pozicionet e vitit të kaluar. Qyteti i dytë evropian, që ka depërtuar në mesin e dhjetë qyteteve më të preferuara është Helsinki, transmeton Ina.
Melbourne ka marë 97.5 pikë nga 100 të mundshme, duke humbur shumë pak pikë në aspektin klimatik dhe ka fituar për stabilitetin politik dhe shoqëror, shkallën e ulët të kriminalitetit, mbrojtjen shëndetësore, arsimin, infrastrukturën, ambientin natyror dhe kulturën. (M.Alla)
Dhjetë qytetet më të mira
Melburn, Australi
Vjenë, Austri
Vankuver, Kanada
Toronto, Kanada
Kalgari, Kanada
Adelajde, Australi
Sidnej, Australi
Helsinki, Finlandë
Perth, Australi
Aukland, Zelanda e Re
Dhjetë më të këqijat:
Abixhan, Bregu i Fildishtë
Teheran, Iran
Douala, Kamerun
Tripoli, Libi
Karaki, Pakistan
Algjer, Algjeria
Harare, Zimbabve
Lagos, Nigeri
Port Moresbi, Papua Nju Guinea
Daka, Bangladesh