Memoriali i 11/9 hapet per vizitoret

Memoriali i 11/9 hapet per vizitoret
Memoriali për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork është hapur për publikun, një ditë pas përkujtimit të 10-vjetorit të atentateve. Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit ka hapur dyert për mijëra persona në orën 10:00 të ditës së sotme. Në të ndodhen emrat e 2983 të vrarëve nga sulmet e Al Kaedës në Nju Jork, Pentagon dhe Pensilvani. Natën e së dielës, presidenti Barack Obama deklaroi se amerikanët duhet të nderojnë ata që humbën jetën dhe të shohin përpara me shpresë.
 
Zoti Obama po fliste gjatë një koncerti përkujtimor në Uashington, që mbylli dhe ditën e ceremonive në nder të viktimave të sulmeve. Memoriali i hapur në Nju Jork pritet të vizitohet nga mijëra persona në ditë, të cilët do të mund të shohin zonën ku më parë ngriheshin kullat binjake. Vizitorëve u është kërkuar të regjistrohen para vizitës, me qëllim kalimin e hyrjes në orën e caktuar. Memoriali përbëhet nga dy shatërvane të thella dhe të mëdha, në themelet e World Trade Center, ndërsa në buzët e shatërvaneve janë shkruar me reliev në një panel bronzi emrat e të gjithë atyre që humbën jetën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama