Në një kohë kur Arlind Ajeti me Frozinonen ka prenotuar për sezonin e ardhshëm Serinë B, Ledian Memushaj me Peskarën po lufton për t'u ngjitur në Serinë A.
Në ndeshjen e fundit ndaj Laciano-s, ekipi i sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë ka fituar me rezultatin 4-0. Kapiteni i Peskarës shënoi një prej katër golave.
Memeushaj ktheu në gol një 11-metërsh të fituar në minutën e 63', kur rezultati ishte 2-0. Kurse në golin e dytë të shënuar nga Zampano, dha asist Memushaj.
Peskara ndodhet në vendin e tretë dhe ka siguruar kështu pjesmarrjen në fazën play-off për t'u ngjitur në Seria A. Këtë sezon Memushaj ka shënuar 10 gola.