Klubi i Peskarës është një hap pranë rinovimit të kontratës me kapitenin shqiptar. Mediat italine shkruajnë se kanë filluar provat për rinovimin mes Peskarës dhe Ledian Memushajt.
Portali "ilcentro" shkruan se kapiteni mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2020, me një klauzolë në marrëveshje që mund të largojnë zërat për ikjen e tij.
Pak ditë më parë për Peskarën firmosi edhe sulmuesi kuqezi, Rei Manaj. Ky i fundit u huazua nga zikaltrit e Interit.