Memushaj mes Peskares dhe Bolonjes ka nje klauzole largimi

Memushaj mes Peskarës dhe Bolonjës, ka një klauzolë largimi

Qëndrimi i Ledian Memushajt te Peskara nuk është më aq i sigurt. Ndonëse mesfushori mban shiritin e kapitenit te klubi që sapo është ngjitur në Serinë A, insistimi i Bolonjës dhe një koincidencë e çuditshme me klauzolën e largimit që ka në kontratë, kanë vënë në dyshim vazhdimësinë e tij te Peskara.

Memushaj-pescara-653x420

Bolonja ka shfaqur interes të hapur për futbollistin e përfaqësueses shqiptare i cili shkëlqeu në Euro 2016. Gjatë ditëve të fundit, është diskutuar gjatë dëshira e këtij klubi për t'i bërë një ofertë prej 4 milionë eurosh Peskarës.

Çuditërisht, është zbuluar se pikërisht kjo shumë është klauzola e largimit që është vendosur në kontratën e Memushajt kur firmosi me Peskarën para dy vitesh.

memushaj

Kjo ka bërë që në mediat italiane të spekulohet se mos vetë mesfushori shqiptar ka kërkuar largimin nga klubi i tij dhe ka nxitur Bolonjën që të bëjë një ofertë të barabartë me klauzolën e kontratës së tij, për të bindur Peskarën që ta lërë të largohet.

Tashmë drejtuesit e këtij klubi duken të pavendosur rreth lejimit të transferimit të Memushajt, apo rinovimit dhe përmirësimit të kushteve financiare të kontratës me të.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama