Peskara dhe Ledian Memushaj po kalojnë një moment mjaft të mirë. Ata kanë fituar sot 2-1 kundër Breshias një triumf ky mjaft i rëndëshishm pasi erdhi kundër një rivali direkt për një vend në "Play-off". Peskara u ndëshkua pjesën e parë duke e i mbyllur 45 minutat e para në disavantazh, por në minutën e 52-të ishte kapiteni Memushaj që shënoi me kokë pas një goditjeje nga kendi duke barazuar shifrat.
Me golin e shqiptarit ndryshoi gjithçka pasi Lapadula shënoi edhe golin e dytë në minutën e 77-të duke përmbysur rezultatin.
Mbyllet gjithçka me fitoren e Peskarës dhe kjo ishte fitorja e pestë rresht për ekipin ku aktivizohet lojtari kuqezi. Tashmë Peskara është në vendin e katërt dhe pjesë e në fazës "Play-off.