Memushaj sqaron prapaskenat Pse De Biazi do jepte doreheqjen

Memushaj sqaron prapaskenat: Pse De Biazi do jepte dorëheqjen

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit Ledian Memushaj ka sqaruar se De Biazi mund të jepte dorëheqjen nëse FSHF do të lejonte aktivizimin e tij në ndeshjen e fundit me Peskarën, një ditë para fillimit të Europianit në Francë.

13342863_10154080273802110_3129743617240773496_nMemushaj ishte një ndër futbollistët më të përfolur pas listës përfundimtare të 23 lojtarëve që shpalli De Biazi, pasi aktivizimi i tij me klubin e Peskarës e pengonte nga stërvitja me kuqezinjtë në prag të Europianit.

"Humba një vit të jetës sime për të bindur De Biazin që të më lejonte të luaja për ndeshjen e parë. Nuk ishte shumë i lumtur të më shihte sërish me klubin, duke parë që më 11 qershor do të luajmë në Kampionatin Europian. Besoj se nëse federata do të më lejonte të zbrisja në fushë të enjten, De Biazi do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen",-ka thënë Memushaj sipas portalit "Ilcentro".

Untitled-4Më herët, klubi i Peskarës falënderoi Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe trajnerin Xhani De Biazi që i mundësoi Ledian Memushajt të luante dy ndeshje të play-off për ngjitjen në Serinë A.

Mesfushori Memushaj u lejua të luante ndaj Trapanit, falë edhe ndërhyrjes së presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Për këtë të fundit mediat italiane kanë shkruar se ka njohje me drejtues të klubit të Peskarës dhe është i lidhur edhe me çështje biznesi në këtë qytet. Por për aktivizimin e tij në ditët e fundit të Europianit duket se nuk ka qenë darkod De Biazi, i cili i ruhej një dëmtimi të mundshëm të futbollistit.

image (1)



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama