Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, i ka dhënë fund të gjitha diskutimeve për të ardhmen e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare.
"Mendoj se Hysaj me 100% do të qëndrojë te Napoli. Klubi nuk ka ndër mend të shqyrtojë oferta për të", theksoi menaxheri për "Radio Kiss Kiss Napoli" duke i dhënë fund zërave të merkatos për mbrojtësin 22 vjeçar.
Gjatë ditëve të kaluara u diskutua për interesimin e shumë klubeve të njohura për futbollistin, mes të cilave edhe Barcelona me Arsenalin. Për më tepër, klubi anglez po planifikonte t'i bënte një ofertë Napolit për futbollistin.
Po kjo deklaratë e Xhiufredit mbyll gjithçka në këtë aspekt, ndërsa afron më shumë rinovimin dhe përmirësimin e kontratës së tij me klubin italian.