”Ju spiunojmë postën elektronike” – Shumë kompani monitorojnë emailet apo veprimtarinë e punonjësve të tyre në rrjetet shoqërore. Në disa raste, shefat lexojnë një pjesë të mirë të emaileve private të punonjësve të tyre. Pa dyshim, ata nuk do të tregojnë kurrë këtë, por studimet tregojnë se gjysmat e kompanive spiunojnë jetën private të punonjësve të tyre.
”Je shumë i vjetër për këtë punë” – Mosha është shndërruar një prej elementeve kyç për punësimin e punonjësve të rinj. 25% e drejtuesve të burimeve njerëzore në SHBA kanë pranuar se e kanë të vështirë të punësojnë njerëz që kanë kaluar një moshë të caktuar.
”E di që dje nuk ishe i sëmurë” – Shkëputjet nga puna për sëmundje janë të zakonshme, por kompani të ndryshme europiane apo amerikane kanë filluar të punësojnë dedektivë private, për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë apo jo.
”Fëmijat yt? Problemi yt” – Leja e shtatzaninë mbrohet me ligj, por pasja e një fëmije të vogël dëmton shanset e karrierës. Shumë punëdhënës janë të predispozuar të zgjedhin gra beqare, të divorcuara apo me fëmijë të rritur, vetëm për të shmangur andrallat që mund të krijojë një punonjëse me një fëmijë të porsalindur.
”Nuk jam miku yt” – Duket se gjashtë në dhjetë punonjës e marrin stilin e afrueshëm të shefit të tyre si një shenjë miqësie, kur drejtuesi i kompanisë është me të vërtetë i afrueshëm. Risqet në raste të tilla janë të mëdha, pasi rritet mundësia konfidencat të përdoren kundër teje, edhe në mënyrë të pavullnetshme.