Avokado
Kjo pemet tropikale eshte burim i mrekullueshem i substances me emrin biotine. eshte e dobishme per lekuren e thate, duke ndikuar njekohesisht edhe qe te keni thonj te forte dhe floke te shkelqyeshem. Hajeni kete peme kohe pas kohe, e mund ta veni edhe ne fytyre, ne forme te rriskave te holla.
Çaji i gjelber
Ky çaj eshte magazine e polifenoleve. Pijeni sa me shpesh, meqe eshte njeri nga çajet me te dobishme per lekuren e shendoshe, e eshte edhe i dobishem per nxjerrjen e sasise se teper te lengjeve nga organizmi. Do te ishte mire qe, brenda dites, te pini te pakten kater filxhane te ketij çaji ne dite.
Domatet
Nje studim i shkencetareve gjermane ka treguar se likopeni, substance qe gjendet ne sasi te medha ne domate, ka veprim te dobishem te djegiet e lekures ne diell. Bejeni nje qull duke perdorir edhe vaj ulliri dhe perdoreni ate çdo dite, per dhjete jave. Materiet ushqyese te domateve zvogelojne rreziqet e radikaleve te lira.
Salmoni
Shkencetaret kane konstatuar se ky lloj peshku ngadaleson plakjen. Salmoni permban substancen astakanthin, nje karotenoid i cili rrite elasticitetin e lekures, duke ndikuar ne zvogelimin e rrudhave ne fytyre.
Vezet
Vezet jane burim i domosdoshem i proteinave. Ato permbajne edhe biotine, substance e cila mbron lekuren e thate.
Shega
Kjo peme eshte e pasur me antioksidues. eshte e dobishme per lekure meqe siguron sasi te mjaftueshme te kolagjenit. Ndihmon edhe ne mbylljen e plageve, kur perdoret ne menyre lokale.
Arrat
Nese hani arra, te cilat jane te pasura me thartira yndyrore omega 3, atehere do te keni floke te shendetshme. Arrat jane te dobishme edhe per perteritjen e tenit te fytyres.
Fasulet
Ndihmojne ne perteritjen e qelizave qe jane te demtuara nga radikalet e lira. Gjate kohes se tretjes, proteinat zberthehen ne aminoacide, e aminoacidet ndihmojne qe qelizat e lekures dhe kolagjenit te rigjenerohen me shpejt.