Menyra e qendrimit

Menyra e qendrimit
Zakonisht kur ankohemi nga dhembjet e ndryshme trupore, ia hedhim fajin punës, por nuk e kuptojmë se ato shkaktohen nga mënyra e gabuar e të ndenjurit ulur ose në këmbë. Specialistët që mbulojnë këtë sektor japin këshilla për parandalimin e dhembjeve që vijnë prej tyre.

Kur kemi dhembje shpine, koke, artikulare, apo therje kockash ia hedhim fajin punës, ose habitemi se si këto dhembje mund të lindin nga asgjëja. Le të themi se jemi speciet e para që kemi zgjedhur pozicionin e të qëndruarit drejt, të ecim me shpejtësi, të mbajmë në krahë fëmijët dhe t’u bëjmë ballë mijëra rreziqeve. Por prej disa miliona vjetësh, nga kjo zgjedhje, ende nuk i kemi plotësuar ecjet e duhura evolutive për të pasur stabilitet të plotë dhe si pasojë, deri tani jemi vetëm ecës jo perfektë.

Pra, e kthyer në vesin e njeriut teknologjik, kjo do të thotë se pjesa kërcitëse e këmbëve, dhembjet e shpinës, kërcitja e nofullave, dhembja e pakuptueshme e kokës, e gjunjëve, mund shkaktohen nga çekuilibri në mënyrën e të qëndruarit në këmbë dhe nënshtrimi i forcës së rëndesës. Megjithatë sot kemi një lajm të mirë: falë zhvillimit të teknologjisë është i mundur kurimi, të paktën pjesërisht, i këtyre dhembjeve, sigurisht kur bëhet me të vërtetë fjalë për këto patologji e jo të tjera, duke parashikuar në mënyrën më të mirë dhe efikase çdo rast.

Në fakt, sipas teorive neurofiziologjike më moderne, mënyra e qëndrimit është përcaktuar nga një aktivizim i përgjithshëm i muskujve dhe nervave, që merr formë minutë pas minute nga forca që i nënshtrohen forcës së rëndesës, kushteve të jashtme, reagimeve psikologjike të secilit prej nesh dhe faktorëve të tjerë. Dihet se nuk ekziston një mënyrë qëndrimi ideale, se për vetë natyrën e saj, është dhe duhet të jetë dinamike, e ndryshueshme. “Mënyra e qëndrimit është e rregulluar nga mekanizma të ndërlikuar neurofiziologjikë të panjohur, që veprojnë mbi të gjitha strukturat neuromuskulore dhe që ne i quajmë ‘sistemi tonik i mbajtjes së trupit’”, shpjegon një studiues.

Kjo është ajo që rregullon lëvizjen e trupit në hapësirë në bazë të sinjaleve që vijnë nga jashtë dhe veçanërisht nga receptorët e vendosur në këmbë, mbi lëkurë, në gojë, në brendësi të veshëve, zorrëve dhe në organe e aparate të tjerë. “Mënyra e të qëndruarit ndikohet nga gjendja psikologjike e personit. Për këtë arsye nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh se cila është arseja e vërtetë e humbjes së harmonisë. Për ta zbuluar këtë gjë, nisemi gjithmonë nga një bashkëbisedim dhe një kontroll mjekësor; kështu, kur është e nevojshme, vazhdohet me kontrolle më të hollësishme, përmes të cilave mund të vërehen shkaqet e mundshme fizike”, nënvizon më tej ai.

Procedura që përcakton gjetjen e diagnozës së saktë ka karakteristika të ngjashme me çdo diagnostikim tjetër. “Humbja e ekuilibrit të duhur nuk shkaktohet kurrë vetëm nga sjellje jo korrekte si për shembull mënyra e të qëndruarit ulur para një kompjuteri. Në fakt, në këto raste, janë të mjaftueshme disa detaje të rëndësishme, si vendosja e një karrigeje të përshtatshme, apo një aktivitet i rregullt fizik për të kaluar dhembjet që mund të shtohen, duke pasur një qëndrim jo korrekt”. Dhembjet mund të shkaktohen edhe nga dëmtimi i ndonjë prej organeve që kontribuojnë në mbajtjen e pozicionit të duhur, e nëse diçka e tillë ndodh, atëherë mund të ndërhyjnë specialistët. Dhe jo vetëm kaq, ekziston gjithashtu mundësia që dhembjet të varen nga ndonjë patologji specifike lokale që modifikon strukturën dhe ndryshon qëndrimin e zakonshëm.

Me pak fjalë, mundësitë janë të shumta dhe për këtë nënvizon studiuesi “është shumë e rëndësishme t’i marrim gjithmonë parasysh të gjithë faktorët e qëndrimit, për të caktuar terapinë e duhur”. Në fakt, ndërhyrjet klasifikohen në bazë të një ekuilibri jo korrekt: për shembull mund të vlerësohet dhe kurohet një çikatrice patologjike, një traumë kafkore që ka ndodhur vite më parë, që pacienti nuk e mban mend, mbështetja jo korrekte e këmbëve, vështirësia në përtypje e të tjera me radhë. Mendoni për shembull për mënyrën e qëndrimit të vajzave anoreksike ose bulimike, apo pozicionet tipike të pacientëve në ankth ose të depresionuar”.

Programi terapeutik mund të parashikojë ndihma të ndryshme, përveç një riedukimi në mënyrën e qëndrimit, apo natyrës ndërdisiplinore të posturologjisë (dega që studion qëndrimin dhe pozicionin e duhur), pra një qendër e mirë diagnostikimi nuk mund të përjashtohet nga prania e një grupi profesionistësh që kanë marrë një informacion specifik dhe që dinë të operojnë në mënyrë të koordinuar. Kështu përveç specialistëve të qëndrimit, rëndësi të veçantë ka edhe dentisti, fizioterapisti, osteopati dhe psikologu.

Posturologjia nuk është ende një disiplinë e kodifikuar dhe arsyen e shpjegon një studiues tjetër amerikan: “Ideja e qëndrimit nuk është e përcaktuar mirë, ndryshon vazhdimisht dhe ndikohet shumë nga faktorët psikologjikë: mjafton të mendosh për sindromën e Atlasit, pra për atë qëndrim tipik të një personi që vuan nga depresioni, i cili ndien mbi vete peshën e vështirësive të mëdha, qëndron kërrusur duke mbajtur mbi vete të gjitha të këqijat e botës. Të njëjtët persona, por në momente të tjera të ditës, mund të jenë subjekti i ndryshimit të humorit, e si pasojë edhe qëndrimit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama