Gjate studimit, 55 paciente u trajtuan me proceduren e re me rreze. Prej tyre, vetem 1 pacient pati nje perseritje te tumorit kryesor. Kjo tregon se ne afro 98 perqind te rasteve tumori kryesor u vu nen kontroll per rreth tre vjet pas terapise. Pas tre vjetesh, me shume se gjysma e pacienteve ne studim, 56 perqind, vazhdonin te jetonin. Gjithashtu, efektet anesore me kete terapi te re ishin me te pakta sesa ne trajtimet me terapi te tjera.
Kanceri jo-melanoma
Marsi eshte muaji i pare i pranveres dhe rrethet mjekesore e perdorin kete per rizgjimin e vetedijes publike rreth kancerit lekures qe shkaktohet nga qendrimi i gjate nen rrezet ultra vjollce te diellit. Dy studime te reja tregojne se kanceri i lekures i llojit jo-melanoma prek individe me shume se te gjitha kanceret e tjera se bashku. Perhapje ne permasave te tilla ndonjehere quhet epidemi. Kanceri i lekures i llojit jo-melanoma mund te jete me pak agresiv sesa kanceri i llojit melanoma, por eshte shume me i perhapur dhe pergjegjes per semundje te renda, kosto te larte trajtimi, dhe vdekje.
Ne te kaluaren, kanceri i lekures i llojit jo-melanomas nuk regjistrohej si kancer ne regjistrat e statistikave mjekesore. Shkencetaret rishikuan te dhenat e 50 vjeteve te fundit dhe arriten ne perfundimin se ne vitin 2007, 13-milion amerikane te races se bardhe, kishin te pakten nga nje kancer i llojit jo-melanoma. Studimi gjithashtu tregoi se mes 70 vjeçareve, nje ne pese individe kishte pasur kancer jo-melanoma ne lekure, dhe shume prej tyre me shume se nje here.
Numri i pergjithshem i procedurave per trajtimin e kancerit te lekures mes te moshuarve mbi 65 vjeç eshte gjithashtu ne rritje; nga rreth 1.6 milione procedura ne vitin 1992 ne rreth 2 milione procedura ne vitin 2006.Sipas nje studimi, fushatat per edukimin e publikut per mbrojtjen nga dielli gjate periudhes se veres, kane qene zhgenjyese persa i perket ngadalesimit te perhapjes se kesaj semundjeje. Prandaj studimi rekomandon kryerjen e me shume kerkimeve ne fushen e trajtimit dhe parandalimit te kancerit te lekures jo-melanoma.
Kimoterapia, si menyre trajtimi edhe per te moshuarit me kancer ne zorren e trashe
Organizata Boterore e Shendetesise e rendit kancerin e zorres se trashe mes semundjeve me vdekjeprurese. Ne vitin 2004, rreth 639-mije njerez ne mbare bote vdiqen nga kanceri i zorres se trashe. Ne qofte se diagnostikohet ne kohe, ky lloj kanceri mund te trajtohet efektshem me kirurgji dhe kimioterapi. Por nje studim i koheve te fundit, botuar ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise, tregon se pacienteve te moshuar me kancer jo gjithmone u ofrohet nje tjeter mundesi trajtimi qe mund te zgjase jeten e tyre. Marty Petcoff eshte operuar nga kanceri ne zorren e trashe qe kishte arritur ne fazen e trete. Kanceri quhet i fazes se trete kur perhapet pertej shtresave te mesme te zorres se trashe dhe ka shume te ngjare t’i jete afruar nyjeve limfatike.
Marty eshte optimist se trajtimi me kimioterapi pas operimit, do te jete i suksesshem.Petcoffi dhe paciente te tjere te moshuar jo gjithmone i nenshtrohen kimioterapise. Per asrye te moshes, mjeket zakonisht nuk e rekomandojne. Shkencetaret kryen nje studim mes 675 paciente te diagnostikuar me kancerin e zorres se trashe ne fazen e trete. Te gjithe ata ishin trajtuar me operacion. Mes 202 pacienteve mbi moshen 75 vjeç, vetem gjysma (101) u pranuan te trajtoheshin edhe me kimioterapi, nje mundesi qe iu dha 87 per qind te pacienteve me te rinj ne moshe, pjesmarres ne studim.
Dr. Katherine Kahn dhe grupi i shkencetareve te korporates Rand qe kryen kete studim, arriten ne perfundimin se pacientet e moshuar qe morren trajtimin shtese me kimoterapi e perballuan ate njesoj si pacientet me te rinj ne moshe. Por gjate terapise u bene disa dallime; pacienteve te moshuar iu dha kimoterapi me doza me te vogla dhe per nje periudhe kohe me te shkurter sesa pacienteve me te rinj ne moshe. Por tek pacientet e moshuar u vune re me pak efekte anesore nga barnat kimoterapike sesa tek paciente te rinj.
Nje ankete mes mjekeve ne vitin 2008, kishte arritur ne perfundimin se efektet e mundeshme anesore perbejne nje arsye qe mjeket nuk rekomandojne trajtim shtese me kimoterapi per pacientet e moshuar qe ishin operuar nga kanceri ne zorren e trashe. Doktoresha Kahn thote se dhenat e studimit te fundit tani tregojne se me shume vemendje duhet t’i kushtohet aftesise fizike te pacientit per te perballuar kimoterapine. Mjeket, thote ajo, nuk duhet te bazohen automatikisht tek mosha e pacientit per te rekomanduar ose jo trajtimin me kimoterapi.