Mergim Mavraj ben batuta per perplasjen koke me koke

Mërgim Mavraj bën batuta për përplasjen kokë më kokë

Mërgim Mavraj u bë pjesë e përplasjes më të fortë kokë më kokë që ka ndodhur deri tani në Europian. Mbrojtësi tentoi të godiste me kokë një top në hyrje të zonës franceze në minutat e fundit, por u përplas fort me kundërshtarin. Megjithatë, Mavraj e kaloi shpejt dhe nuk ka asgjë serioze.

b78cfabc591f137a506ffea1b234cc7f83ee0554

Pas ndeshjes së djeshme, Mavraj në prononcimin e tij për "Supersport" deklaroi: "Jam mirë. Mora një goditje në kokë, por nuk ka asnjë problem, ishte vetëm një francez! U mërzitëm shumë nga kjo humbje. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë duke parë lojtarët cilësorë që ka kjo skuadër në përbërje. Bëmë shumë gjëra të mira, por në këtë nivel një gabim i vogël vendos të gjithë sfidën.

Megjithatë, jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Duhet të ngremë kokën lart pas kësaj ndeshjeje. Nesër(sot) do jemi paksa të mërzitur, por pas dy ditësh do jemi gati për sfidën me Rumaninë".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama