Merkato e argjendte Skenderbeu merr edhe Malajn

Merkato e argjendtë, Skënderbeu merr edhe Malajn

Skënderbeu nuk ndalet në merkato. Pas Masato Fukuit edhe Argjend Malaj nga bardheblutë i është bashkuar kampionëve të Shqipërisë.

13522058_1064255300278857_6556996352496592295_n

Mesfushori ka firmosur sot zyrtarisht një kontratë 3-vjeçare. Në një njoftim të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se Malaj është lojtari i radhës që zgjedh ti bashkohet bardhekuqve. "Mesfushori 21-vjeçar firmosi sot kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme",-thuhet në njoftimin e Skënderbeut.

Dy ditë më parë klubi siguroi edhe kartonin e Argjend Mustafës dhe të Masato Fukuit. Por ekipi korçar lëvizjen më të guximshme duket se e bëri në stolin drejtues.

Ish-trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli, iu bashkua ekipit që pak javë më parë rivalizoi për titullin kampion në Kategorinë Superiore.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama