Merkato/ Partizani mbetet ne ajer lojtaret presin konfirmimet per sezonin e ri

Merkato/ Partizani mbetet në ajër, lojtarët presin konfirmimet për sezonin e ri

Kur kanë mbetur edhe 26 ditë nga ndeshjet e turit të parë të Ligës së Europës, te Partizani ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të nisë puna për këtë veprimtari.

13239010_507177039476697_353329940035503557_nTë kuqtë e mbyllën sezonin e fundit në vendin e dytë dhe falë kësaj arritjeje, kryeqytetasve u bie që të përfaqësohen në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

Që nga mbyllja e sezonit e deri më sot, ndryshimi i vetëm që ka ndodhur është emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm, Genc Tomori.

Kjo lëvizje u tha se është vetëm fillimi, pasi në ditët në vijim priteshin zhvillime të tjera. Por realiteti është komplet ndryshe, pasi nga jashtë shikohet se Partizani është i përfshirë nga një qetësi totale. Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim për sa u përket prurjeve të merkatos.

Gjithsesi, kjo mund të jetë një strategji e drejtuesve, të cilët pa vendosur se kush do të jetë trajneri i Partizanit të ri, nuk bëjnë publike piketat e tyre të merkatos.

Në këtë qetësi të rrejshme të "demave" ndikim ka edhe çështja "Skënderbeu", pasi në rast të një dënimi të mundshëm, ndryshon programi i përfaqësimit në Europë, por edhe strategjia e merkatos.

Me shumë gjasa, edhe kjo javë do të mbyllet pa ndonjë zhvillim dhe Partizani i sezonit të ri pritet të nisë punë pas datës 10 qershor. Kur pyet në klub se kur do të nisë puna dhe çfarë po bëhet me merkaton dhe trajnerin e ri, përgjigjja është unifikuese:

"Të shikojmë. Po punojmë dhe së shpejti do të mësoni gjithçka". Skuadra e Europës, pa sulm Drejtori i përgjithshëm, Genc Tomori, gjatë prezantimit të tij pohoi se 80% e grupit të sezonit të fundit do të mbetet pjesë e Partizanit.

Por ndonëse drejtori Tomori ka dhënë shpresë, duhet pranuar se ka emergjencë në sulmin e "demave të kuq". Xhevahir Sukajt i ka mbaruar kontrata dhe për momentin golashënuesi më i mirë i ekipit duket larg të kuqve, pasi ka ofertë joshëse nga Malajzia.

Stevan Raçiç u largua pa mbyllur sezoni, ndërsa Astrit Fazliu është prezantuar para disa ditëve te Flamurtari. Agustin Torasa është larguar drejt Argjentinës dhe nuk dihet nëse do të rinovojë sërish me Partizanin.

Duke parë këtë situatë, i bie që për momentin Partizani nuk ka asnjë sulmues të afirmuar dhe ndërhyrja në merkato mbetet prioritet, pasi me lëvizjet e fundit ky repart ka mbetur i boshatisur.

ILIR CARA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama