Kancelarja gjermane, Angela Merkel po ushtron presion mbi Beogradin që të pranojë në një të ardhme jo të largët pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruante sot gazeta serbe ”Blic”.
Gazeta shton se për Berlinin një gjë e tillë nuk nënkupton njohjen automatike nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës.
”Për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Merkel propozon një model të ngjashëm me atë të dy Gjermanive nga periudha e Luftës së Ftohtë deri në ribashkimin në vitin 1990, kur Republika Federale Gjermane (RFGJ) dhe Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) bënin pjesë të dyja në OKB edhe pse nuk njihnin zyrtarisht njëra-tjetrën”, shkruan gazeta serbe ”Blic”.