Merkel ne Moske homazhe per Luften e Dyte Boterore

Merkel ne Moske, homazhe per Luften e Dyte Boterore

Kancelarja, e cila ka luajtur këta muajt e fundit një rol kyç në negociatat për Ukrainën, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në Moskë për të nderuar kujtimin e ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mungoi në paradën ushtarake ruse një ditë më parë.

Merkel vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Kremlin, në shenjë pajtimi pasi kishte refuzuar të merrte pjesë një ditë më parë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetrit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Duke u pritur në Kremlin, kancelarja, e cila ka luajtur këta muajt e fundit një rol kyç në negociatat për Ukrainën, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit.

“Është e nevojshme për ne të punojmë, të bashkëpunojmë edhe në situata të komplikuara dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje diplomatike”, konfirmoi Merkel në nisje të këtij takimi.

Rusia festoi dje 70-vjetorin e fitores së Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste me një paradë madhështore, por pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundër aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je në lindjen separatiste të Ukrainës u liruan nga rebelët prorusë pasi ishin ndaluar për spiunazh, njoftoi sot zyrtari separatist, Alexandre Zakhartchenko.

“Ne kemi liruar dy amerikanë të arrestuar më herët. Një prej tyre është agjent i CIA-së, tjetri ishte rekrutuar nga organizata”, deklaroi Zakhartchenko para shtypit pa dhënë më shumë detaje.

Disa orë më parë, OJQ-ja International Rescue Committee (IRC) kishte njoftuar lirimin e dy zyrtarëve të saj dhjetë ditë pas ndalimit në Donetsk.

Sipas organizatës, më shumë se 30 prej punonjësve të saj janë arrestuar pas sulmeve të rebelëve në zyrat e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama