Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë, në vizitën historike të saj në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Merkel ka mbërritur në orën 14:15 përpara Kryeministrisë, në tapetin e kuq që e priste . Por kancelarja gjermane tregoi se është një zonjë e vërtetë, pasi me të zbritur ka përshëndetur shqiptarët e shumtë të mbledhur përpara kryeministrisë për të pritur Merkel.