Merkel paralajmeron per rreziqe ne ekonomine boterore

Merkel paralajmeron per rreziqe ne ekonomine boterore

Bundestagu ka nisur javën e diskutimeve mbi buxhetin. Fjalën e hapjes e mbajti ministri i Financave Wolfgang Schäuble, i cili prezantoi buxhetin federal për këtë vit. Ky buxhet kap shumën prej gati 300 miliardë euro. Si gjithmonë pika kulmore e debateve është i ashtuquajturi debati i përgjithshëm. Për këtë diskutohet që nga buxheti i Kancelarisë me shpenzime prej dy miliardë eurosh, relativisht i vogël, e deri tek buxheti më i madh për ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale me shpenzime deri në 122,3 miliardë euro.

Sigurisht që më i rëndësishëm në këtë ngjarje është fjalimi i kancelares, Angela Merkel. Kristiandemokratja shfrytëzoi këtë rast, të mërkurën që me fjalën e saj prej 35 minutash ti referohet edhe politikës së brendshme të vendit nën udhëheqjen e koalicionit  të madh qeverisës (CDU/ CSU-SPD). Merkel ndër të tjera paralajmëroi për rreziqet e vazhdueshme që mund të prekin ekonominë globale. Kriza e borxhit europian, për shembull nuk është kapërcyer ende, tha kancelarja në fjalën e saj para deputetëve në Bundestag. Gjithashtu në disa vende ka zhvillime shumë të brishta. Kancelarja theksoi në të njëjtën kohë se Gjermania me rritjen e saj të pritshme ekonomike prej 1,8 për qind këtë vit mund të mbetet e fortë, nëse edhe mjedisi europian dhe ai ndërkombëtar është i qëndrueshëm. “Çdo gabim që do të bëhet ndërkombëtarisht, prek edhe Gjermaninë“, paralajmëroi Merkel.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama