Merkel shpreh keqardhje per viziten e Putinit ne Krime

Merkel shpreh keqardhje per viziten e Putinit ne Krime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur se do të ishte për të ardhur keq nëse presidenti rus Vladimir Putin shkon në Krime më 9 maj për të marrë pjesë në paradën ushtarake që do të mbahet për të shënuar fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

Mendimin e saj Merkel e ka shprehur kur është pyetur sot nga një gazetar lidhur me deklaratën e zyrës së Putin, sipas së cilës, ai do të jetë në Krime në atë datë.

Merkel ka shtuar se 9 maji është një datë e rëndësishme për Rusinë për të përkujtuar disfatën e Gjermanisë naziste, por ka shtuar se “mendoj se është turp që një ditë e tillë të përdoret për të mbajtur një paradë ushtarake në një zonë konflikti”.

Mediat ruse kanë njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të qëndrojë në Sebastopol në 9 maj, ku gjendet baza e flotës ruse në Detin e Zi. Rusia e ka aneksuar Krimenë në muajin mars, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama