Menjehere pas takimit kokë më tokë, dy homologët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat ndërsa kanë theksuar respektin dhe besimin reciptok. Në fjalën e tij Rama u shpreh se zonja Merkel po o jep Shqipërisë një ndihmë të çmuar për projektet e Bashkimin Evropiën.
Sipas Ramës, Merkel uli në tryezë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Kryeministri shqiptar tha se ka vullnet të dyanshëm për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
“Ka rëndësi për ne qe Kancelarja i kupton vështirësitë dhe përpjekjet tona për të sjellë zhvillim nga koha e një diktature të errët komuniste në kohën e një demokracie” – tha Rama.
Ai u shpreh se falenderon me gjithë zemër në emër të gjithë shqiptarëve që ju dhe Gjermania i jepni shqipërisë për të qenë pjesë e një Evrope të bashkuar.
Rama u ndal edhe në problemin e eksodit, një fenomen ky shqetësues kohët e fundit. Ai tha se për problemin e emigrimit të dy homologët ndanë të njëjtin shqetësim serioz.
“Ne e dimë që shqiptarët nuk kanë të drejtë për të kërkuar azil. Ky nuk duhet parë vetëm si problem sigurie mes dy vendeve tona, por edhe si një problem social” – tha kreu i ekzekutivit të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë kancelarja gjermane u tregua më konçize në fjalën e saj, duke u shprehur qartë.
Merkel tha se ka konstatuar se shumë njerëz kanë treguar interes për vizitën e saj çka tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaftueshëm të mira.
“Jam e lumtur të jem në këtë hapësirë simbolike, e cila në njëfarë mënyrë tregon rrugën e Shqipërisë që prej vitti 1990. Unë e di që Shqipëria për shumë vite nuk e pati këtë mundësi diskutimi. Sigurisht kemi diskutuar për tema të ndryshme” – tha kancelarja gjermane.
Vizitorja e Tiranës tha se ajo mendon që Tirana mundësi edhe më të mëdha për ta rritur bashkëpunimin ekomik me Berlinin.
Ajo ka kërkuar krijimin e kushteve ligjore për të siguruar kështu investitorët gjermanë.
“Lidhur me reformat në sistemin e drejtësisë, mendoj se Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë përvojat e Bashkimi Evropian për të qenë më efiçente në luftën kundër korrupsionit” – tha Merkel.
Ndërkohë, e pyetur nga gazerja e Televizionit Klan, nëse ka në Ballkan një lider të preferuar te Merkelit, kjo e fundit iu përgjigj me buzëqeshje. Merkel theksoi se as ajo vetë nuk mund të quhet një lidere e Evropës dhe po kështu nuk mund të zgjedhë mes Ramës dhe Vuçic. Kjo sipas saj, pari nuk mund të gjendet dikush kompetent për të gjithë rajonin.