Në një kohë që shumë liderë evropianë shohin me mjaft shqetësim rritjen e numrit të emigrantëve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Gjermaninë. Mund të duket e çuditshme, por është kancelarja gjermane Angela Merkel e cila u ka hapur dyert emigrantëve, duke theksuar se Gjermania është vend i emigrantëve.
Kancelarja Merkel tha se rritja e numrit të kërkesave për azil nuk duhet të pranohet si shqetësim por se emigrimi është në përputhje me kulturën gjermane. Ajo po ashtu ka shtuar se shteti që drejton gjithmonë është kujdesur që emigrantëve t’u mundësojë atyre kushtet e jetës, dhe t’i bëjë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre.
“Ka diçka shqetësuese kur dikush nuk do të vijë te ne”, ka thënë Merkel.
Gjatë vitit 2014 në Gjermani kanë shkuar rreth 800 mijë emigrantë dhe pritet që ky numër të rritet edhe më shumë.
Sipas statistikave zyrtare 75% e emigrantëve që kërkojnë azil, i drejtohen kryesisht shteteve të Evropës si Franca, Gjermania, Suedia, Italia dhe Hungaria.