Merr fund gara per Tiranen Kolegji vendos ndarjen e mandateve

Merr fund gara per Tiranen, Kolegji vendos ndarjen e mandateve
Kolegji Zgjedhor pranoi të premten kërkesën e Partisë Demokratike për shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi tha se Kolegji Zgjedhor me vendimin që mori përmbylli garën duke miratuar edhe shpërndarjen e mandateve. Zoti Bylykbashi tha se ky ishte një vendim që do të duhej të ishte marrë nga KQZ-ja.

“Tashmë jemi gatipër të gjitha procedurat e nevojshme për konstituimin e këshillit bashkiak”, tha ai, duke shtuar se KQZ-ja do të bëjë njoftimin që i duhet bërë Bashkisë dhe Prefektit për mandatetet, do të njoftohet mbledhja e parë dhe më pas do të përcaktohet data e saktë e betimit të kryetarit dhe këshilltarëve.

Këshilli i ri bashkiak përbëhet nga 28 përfaqësues të shumicës dhe 27 të opozitës. Në bllokun mazhoritar, PD ka 19 përfaqësues, LSI 5, PDIU 2, PR 1 dhe PLL 1. Ndërsa në bllokun opozitar, PS 25 përfaqësues, PDS 1 dhe PSV 911.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama