Merret vendimi Oskar Pistorius kthehet pas hekurave te qelise

Merret vendimi, Oskar Pistorius kthehet pas hekurave të qelisë

Oskar Pistorius do të kalojë gjashtë vite në burg pasi është shpallur fajtori për vrasje me dashje të të fejuarës së tij, Riva Stenkamp, më 14 shkurt të vitit 2013. Vendimi u lexua nga gjykatësja Thokozile Masipa në Gjykatën e Lartë të Pretorias ku po gjykohej çështja në fjalë.

pistorius

Ajo e ka përshkruar Pistorius si "një hero që ka humbur karrierën e tij", ndërsa konfirmoi rritjen me një vit të dënimit fillestar prej 5 vitesh burg.

pistorius

Pistorius shpërtheu menjëherë në lot pas vendimit, duke përqafuar motrën e tij, ndërsa më pas u shoqërua në qelinë e gjykatës. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 15 vite burg të atletit paralimpik, ndërsa avokati mbrojtës kishte kërkuar që dënimi të kthehej në punë sociale.

Oskar Pistorius dhe Reva Stenkamp

Oskar Pistorius dhe Riva Stenkamp

"Mendoj se ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që nuk e bëjnë të mundur dënimin me 15 vjet siç e kërkon ligji. Jam e bindjes se rrethanat kanë një peshë më të madhe se faktorët përkeqësues", ishte shpjegimi i gjyqtares për këtë vendim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama