Merrnin ryshfet per provimin e patentes ne pranga instruktori dhe polici

Merrnin ryshfet per provimin e patentes, ne pranga instruktori dhe polici

Një instruktor autoshkolle dhe një polic ushtarak janë arrestuar ditën e sotme pasi u kërkonin 40 mijë lekë të rinj kursantëve, në këmbim të kalimit të provimit teorik për lejen e drejtimit të automjetit. Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar arrestoi në flagrancë instruktorin Ilia Ameti, 64 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si dhe punonjësin e policisë pranë Policisë Ushtarake, Astrit Himën, 44 vjeç.

Sipas burimeve të policisë dy të arrestuarit ndërhynin pranë anëtarëve të komisionit për të shpallur fitues në provimin teorik, kursantët të cilët kishin paguar lekët. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave ndërkohë që ka sekuestruar edhe një sërë materialesh si celularë apo sasi të konsiderueshme parash, nën cilësinë e provës për t’ia kaluar prokurorisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama