Mes veprave te sekuestruara

'Mes veprave te sekuestruara'

Ata që e njohin Gjergj Thimon janë habitur nga arrestimi, pasi për ta ai mbetet  thjesht një koleksionist. Për policinë, ai  është trafikant i veprave të artit.

Ndërsa  pritet që sot koleksionisti Gjergj Thimo  të dalë para gjykatës për tu njohur me  akuzën, bashkëshortja e tij rrëzon kre jtësisht përfshirjen e Thimos në trafik.  Ajo deklaron diçka që policia nuk e ka  marrë parasysh, Thimo është i licencuar  nga shteti qysh më 1996 për të mbled hur objekte të tilla dhe për hapjen e një  muzeu.

 Familja e Gjergj Thimos akuzon  se pas operacionit fshihet përpjekja për  të marrë një ikonë Onufrit, që koleksion isti e ka trashëguar nga gjyshi prift, të  cilën nuk ka pranuar ta japë asnjëherë.  Gruaja e koleksionistit.

  Duke folur për gazetën “Shekulli” Thimo  rrëfen si u arrestua i shoqi, njeriu i pa sionuar pas ikonave kishtare dhe artit  mesjetar. Sipas Esmeralda Thimos, natën  e ngjarjes policia ka zhvatur çdo gjë që  ka gjetur në banesë dhe në lokal, përfshirë këtu edhe sende personale si vazo me lule dhe qëndisma.

Ajo tregon se  efektivët e policisë u paraqitën pa as-një mandat kontrolli, duke u shprehur  se motivi i paraqitjes ishte kontrolli për drogë. Bashkëshorti i saj është licencuar që në vitin 1996 nga ana e Ministrisë së Kulturës për hapjen e një muzeu  privat dhe disa herë ka hapur ekspozita  me këto ikona, të cilat nuk mbaheshin  aspak fshehur.

 Esmeralda Thimo rrëfen  se bashkëshorti ka kërkuar shpesh herë  ndihmë nga Qendra e Inventarizimit për  krijimin e një hapësire ose muzeu, ku  mund të mbaheshin dhe tu kushtohej  përkujdesja e duhur të gjitha veprave që  kishte mbledhur në këto 20 vjet.

Përsa  i përket akuzave, Esmeralda mohon në  formë kategorikë që bashkëshorti i saj të  jetë trafikant, ndërsa shpjegon se e gjithë  kjo ngjarje është diçka e sajuar dhe e qëllimshme për të goditur Gjergjin.

“Ikonat  janë jeta e Gjergjit, i cili i ruan me fana tizëm. Ai është shumë i njohur në botën  e artit si koleksionist dhe akuza e trafikut është e pavërtetë. Nëse burri im do  të ishte trafikant, unë nuk do të punoja  tërë ditën në lokal”.

 Licensimi dhe veprimtaria “Gjergji është licesnuar për Muze Privat  të Kulturës shqiptare në vitin 1996 nga  Ministri i atëhershëm i Kulturës, Teodor  Laço. Në total burri im ka hapur 6 ek-spozita dhe e para daton në vitin 1999.  Madje një pjesë e qeveritarëve kanë marrë pjesë nëpër ekspozitat e tij. Ndërsa ko-legë të tij, me të cilët ka bashkëpunuar  dhe vinin në shtëpi i kërkonin vepra, tani  që iu dha mundësia, çfarë nuk thonë për  burrin tim.

Të gjithë veprat që Gjergji dispononte kanë qenë të grumbulluara, por  edhe të trashëguara nga ana e gjyshit  të tij, i cili ka mbaruar të njëjtën shkollë  me Janullatusin. Gjergji i ka ruajtur vetë  të gjitha ikonat dhe i ka mirëmbajtur me  shpenzimet e veta. Madje ai herë pas  herë i ka bërë kërkesë për hapjen e një  muzeu Qendrës së Inventarizimit, por nga  ana e tyre nuk ka pasur përgjigje pozitive, pasi i thoshin që nuk kishin fonde  të mjaftueshme.

Disa nga ikonat burri  im i ka blerë, ndërsa disa të tjera i janë  dhuruar. Pjesa më e madhe e ikonave  i përkasin kishave të shkatërruara dhe  janë gjetur nga Gjergji. Për ato vepra që  janë shitur jashtë vendit, meqë burrin tim  e akuzojnë për trafik, është vënë në di-jeni edhe Qendra e Inventarizimit, duke u zbatuar rregullat”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama