Mesatarisht ankohemi tete minuta ne dite!

Mesatarisht ankohemi tete minuta ne dite!
Nxjerrja jashtë e frustrimit nuk është hobi i keq, por ekspertët theksojnë sesi edhe në këtë drejtim duhet pasur kufizime, në mënyrë që kjo të mos kalojë në shprehi Ankimi rreth imtësive, problemeve të vogla, apo të mëdha, është një proces i cili ndikon që të zvogëlohet ngarkesa psikologjike, por ai bartet në një masë të madhe te njerëzit që, pa pasur asnjë faj dhe sherr, dëgjojnë ankesat tona. Ankesat janë mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për të zgjidhur frustrimet, ku pa lëshimin e këtij ‘ventili’, njerëzit thjeshtë do të çmendeshin.

Është konstatuar se, mesatarisht, ankohemi me zë tetë minuta në ditë. Këtë e ka treguar një studim britanik që është bërë nga Dega e Psikologjisë e Universitetit “Lancester”.  Në psikologjinë popullore ekziston edhe shkurtesa e cila përshkruan ventilin më të preferuar të njeriut - BMW (bitching, whining and moaning) apo thënë shqip: sharjet, rënkimet dhe ankesat.

Nxjerrja jashtë e frustrimit nuk është hobi i keq, por ekspertët theksojnë sesi edhe në këtë drejtim duhet pasur kufizime, në mënyrë që kjo të mos kalojë në shprehi, e bile edhe që të mos bëhesh i varur. Në një rast të tillë, marrja e përgjegjësisë për ndjenjat personale dhe gjendjet psikologjike, bëhet një gjë tepër e vështirë, gjë që ndikon që ankesat të vazhdojnë automatikisht pa mundësi të vetëkontrollit. Aftësia e kontrollimit të vetvetes është një veti e dëshiruar sidomos në ambient të punës apo midis miqsh, ngase njerëzit janë të prirë që, njerëzit që ankohen vazhdimisht, t’i karakterizojnë si ‘nervozë’, apo ‘përjetësisht të pakënaqur’.
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama