Universiteti “PAVARËSIA” përfshihet në festime për 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare.
Shekulli i XX, mësimdhënësi i zhurmshëm.Sesion shkencor në kuadër të Muajit të Europës dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Organizuar nga Departamenti i Shkencave Politike të Universitetit “Pavarësia” Vlorë.Dokumentar historik - 100 vjet në 10 minuta.Krizat e sotme si paralele historike të shekullit të kaluar - doktorant Siri Hoxha,Karta e Atlantikut - MSc. Ermira Sela,Shqipëria Tranzicionale - MSc. Erjon Osmënaj.Globalizimi i Krizës Ekonomike - MSc. Kreshnik Rushiti.
Relator: Msc. Erjon Osmenaj;Dega: Shkenca Politike.mbajti kumtesën:Ndjenja e shtetit tek shqiptaret dhe kultivimi i nje ndërgjegjeje qytetare te shëndetshme ne nje sistem liberal.
Qëllimi është te fokusohet ne nje nga problematikat kryesore te shoqërisë tone bashkohore, cfare nënkupton fjala qytetar ne nje shoqeri liberale, fakt qe ne rastin tone vishet me nje kuptim te vecante pasi perkon me afrimin e dates se 100 vjetorit te shtetformimit ?
Ne rast se perkufizojme ndjenjen e shtetit si nje element perfshirjeje dhe besnikerie ndaj rendit kushtetues te konsoliduar ne nje vend, mund te themi me bindje se ky lloj pasioni eshte zbehur gati plotesisht mes qytetareve tane , biles ca me keq vazhdojme te na rendoj mbi vete, si shpata e Damokleut, imazhi i nje populli i paafte te themeloj komb por me ndergjegje te prangosur ne nivelin e perkatesise fisnore dhe familjare.Ndjenja e shtetit te shqiptaret ne kete pervjetor nuk mund te thuhet se vjen e çimentuar nga eksperiencat institucionale te deritanishme. Nderrimi i sistemeve ne Shqiperi me shume se nje rithemelim i shtetit mbi baza liberaldemokratike vazhdon te konceptohet ne psikologjine shoqerore si nje zevendesim diktaturash, nga ajo ideologjike e regjimit te kaluar ne nje tirani te panderprere banditesh ne tranzicionin aktual , njelloj realiteti qe duket sikur shëmbëllen me skenat e dramës “ Arturo Ui “ te Bertold Brehtit.
Problemi nuk qendron thjesht te nje çeshtje imazhi,por fatkeqesisht eshte diçka me thelbesore. Ne çdo etape te rrugetimit tone si shtet,ne format monarkike apo republikane si popullore ashtu dhe parlamentare vazhdojme te jemi te gozhduar ne vendin e fundit ne Europe persa i perket zhvillimit njerezor. Duket sikur pozicionimi ne vendin e fundit na eshte kthyer ne nje abonim te perhershem. Kur flasim per idealtipin e qytetarit ne Shqiperi, nuk mund te mos verejme nje rremuje mendore qe karakterizon gati te gjithe personazhet e perfshira ne debat. Ceshtja e perkufizimit te etikes qytetare gershetohet me problemin e zakonshem se diskutimi shkufizon jashte çdo sistemi referimi.
Relator: Nikolin Agallija .Dega: Shkenca Politike.ju referua temës:marredheniet e Shqiperise me BE pas viteve 1990.Shqiptarët, për 50 vite me rradhë ishin të udhëhequr nga një sistem errësire dhe ishin në vetmi të plotë. Ky vend për gjysë shekulli nuk kishte parë dritë me sy. Madje as që mund të imagjinonte lindjen e diellit. Njerëzit që depërtonin përtej kufijve ose pushkatoheshin ose vuanin dënim të përjetshëm.
Nuk egzistonte një komunitet intelektual në Shqipëri. Sepse ai popull u sundua me vetëm një diktator. Shqiptarët kishin mësuar se në botë egzistonte vetëm një ngjyrë. Shqipëria nuk mundi të imagjinonte ngjyrat e tjera në botë pasi diktatoët në krye donin që populli të shihte vetëm ngjyrën e tyre.Bashkimi Sovjetik / Rusia të cilat ishin të forcuara politikish dhe në aspektin e popullatës që nga viti 1945, pas viteve 80 filloi të humbiste ndikimin e saj dhe në vitet 90 fuqia e saj ishte shuar. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe përjetimi i problemeve serioze brënda Federatës Ruse formoi një “boshllëk (vakum) pushteti” në rajon.Në vitin 1990 ekuilibri në botë filloi të ndryshojë dhe me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik Moska u sëmur. Së bashku me sëmundjen e Moskës u ndikuan edhe edhe vendet e tjera. Shqipëria e cila ishte e gllabëruar nga errësira për 50 vjet me rradhë në një moment kërkon të shohë dritën e botës.
Me mijëra njerëz dhanë jetën e tyre kundër sistemit diktatorial 50 vjeçar. Në vitet 1990-1992 populli kërkoi lindjen e atij dielli që kishte perënduar që në vitin 1945. Dhe për lindjen e atij dielli nuk mjaftonte vetëm fuqia e popullit por ishte e nevojshme për një forcë të jashtme. Rilindja e një Shqipërie u bë në sajë të ndihmës së fuqive të mëdha dhe tashmë dielli për Shqipërinë kishte filluar të lindë.Shqipëria ndryshoi në shumë fusha.Kryeministri shqiptar Sali Berisha e bëri aplikimin e parë për hapjen e plotë të rrugës për në Bashkimin Europian në periudhën e kryesimit të Republikës Çeke. Berisha deklaroi se ishte një moment historik për vendin. Tre vite më parë u nënshkrua marrëveshja e përbashkët midis BE dhe Shqipërisë. Në 4 Prill 2009 u bë anëtare e NATO-s. (www.eopolitix .com).
Hapat e zhvillimit të hedhur nga ky shtet në fushat e ekonomisë, demokracisë dhe social, u përshpejtuan në sajë të BE-së. Dielli i lindur me BE-në bëri që populli Shqiptarë të marrë hapa të mëtejshme. Pas aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE në vitin 2005, qeveria kreu reforma në shumë fusha si politike, ligjore, dhe ekonomike etj. BE me raportet e përparimit përcakton kriteret e BE-së për vlerësimin e fushave të reformave dhe në lidhje se çfarë reformash në cilat fusha duhen bërë. Shqipëria e cila kishte bërë aplikimin zyrtar për të qenë një anëtare e BE duhet që patjetër të realizoijë me sukses reformat e integrimit. Më poshtë është paraqitur një pasqyrim i përgjithshëm rreth reformave të kryera. Ky vlerësim ka të bëjë më tepër me reformat në fushën e të drejtave të njeriut, minoritetet dhe rregulloret ligjore.
Doktorant Siri Hoxha .Pergjegjes i Departamentit te Shkencave Politike.Universiteti Pavaresia Vlore mbajti kumtesën:” Krizat e sotme si paralele historike te shekullit te kaluar”
Lufta e Ftohte, qe shenoi përafërsisht edhe fundin e shekullit te XX ne Marredheniet Nderkombetare, nuk ishte lufte ne kuptimin e drejteperdrejte te konfrontimit, me shume sesa nje Sistem i ketyre marredhenieve, i diplomacise se “vetepermbajtjes”, qe ne thelb nuk ndryshonte nga sistemi pararendes, ai i Vjenes, nje nga me jetegjatet, nese si strukture me shume se sa si kohe, nuk llogarisim si sistem, ate uillsonian te periudhes midis dy luftrave boterore. Kane kaluar nderkaq permbi njezet vjet nga renia e ketij sistemi, me gjithe konturet e blloqeve perballe njeri tjetrit, dhe ende konstruksioni i ri i marredhenieve nderkombetare eshte i paplote.
Zakonisht, sistemet nderkombetare prodhohen nga luftrat, ndersa luftrat nga krizat qe nuk i perballon dot sistemi ruajtes paraardhes. Cdo konfrontim i madh nxjerr ne pah nje perpjekje te re per nje sistem te ri, i cili perforcohet mbi parimesine dhe korrigjon ne nje mase te madhe dobesite e shfaqura ne strukture. Nderkaq, me renien e marredhenieve nderkombetare te Luftes se Ftohte, nuk ka ndodhur ndonje lufte gjithperfshirese qe te lindtte nevojen per nje sistem te ri, por pa dyshim, kane ndodhur nje varg konfrontimesh lokale, rajonale apo civile, qe po ti mbledhesh bashke si deme materiale e njerezore dhe si fenomenologji, bejne nje konflikt te tere te konsiderueshem, edhe pse ne nderlikueshmerine e percjelle, nuk na japin ndjesine e nje fenomeni aq te madh sa do te impononte domosdoshmerine e rishikimit te parimeve, lidhjeve dhe gjithe struktures.
Megjithate, vendet, popujt, ceshtjet , bota vete, pret te ndryshohet. Cfare do te ndryshoje, si dhe nga se?
Nga konfliktualiteti dhe krizat, apo parimet dhe nevoja per nje bote me te drejte?“Bashkërrjedhja e fesë, nacionalizmit, etnicitetit dhe tribalizmit në politikën globale në periudhën pas luftës së ftohtë ka kërcënuar ekzistencën dhe stabilitetin e qeverive dhe shteteve kombe, gjë e cila i ka bërë disa të paralajmërojnë përplasjen e qytetërimeve. Konfliktet në Sudan, Ruanda, Somali, Nigeri, Bosnjë, Kosovë, Indi, Kashmir, Pakistan, Afganistan, në republikat e Azisë Qendrore, në Sri Lanka dhe Indonezi, për të përmendur veçse pak prej tyre, theksojnë brishtësinë e shteteve.”, veren historiani Xhon Espozito. (Islami dhe shekullarizmi ne shek XX. Fq 5 )Ne nuk jemi ende ne gjendje te themi se luftrat lokale, rajonale dhe civile, apo ato te lindura nga ravijezimi i “antikrishtit” modern global, terrorizmit, ne dekaden e fundit te shekullit te njezete dhe ne keto 12 vite te shekullit te ri dhe te mijevjecarit te ri, qe ne sensin qe po shqyrtojme nuk jane thjesht nocione kohe, mjaftojne per te ndertuar nje rend te ri dhe nje sistem te ri te paqes se garantuar boterore.
Por pa medyshje, ka nje perpjekje te te gjitheve, e vecanerisht te medhenjve, (paradoksalisht edhe sfidat, edhe dilemat, edhe barra e tyre e pergjegjesive eshte ku e ku me e madhe se e te tjereve), per te ndertuar nje sistem jetegjate qofte edhe me materialet e shumeperdorura te sistemeve te kaluara.Pervoja e shekullit te njezete flet per nje konfrontim brutal te Luftes se Pare Boterore, i cili hapi “kutine e pandores” vjeneze, te interesave te ngushta por edhe lavdive boshe dhe pretendimeve absurde, qe Koncerti europian mbajti te mbyllur ne menyre thuajse te suksesshme per afro100 vjet.
Uillsoni dhe plani i tij i famshem 14 pikesh, nuk e mbylli dot kete “vrime te zeze”, qe e zhyti edhe njehere boten ne batakun e luftes, me shume se brutale, te Dyte Boterore. Perfundimet e kesaj lufte shenuan ndoshta, ballafaqimin me te madh gjeopolitik dhe gjeostrategjik, qe bota kishte njohur. Megjithate, eshte sa paradoksale aq edhe kuptimplote, qe periudha me e rendesishme e paqes ne kohet moderne te shenohet me emrin e nje lufte edhe pse e “ftohte”. Bota kishte ndryshuar ne menyre te dukshme e madje te pakthyeshme ne shume aspekte.
Kalimi i Europes ne vije te dyte ne lojrat nderkombetare, dalja ne skene fuqishem e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, terheqja taktike e Britanise, perdorimi i Bombes Atomike dhe me heret krijimi i te parit shtet ideologjik, shtetit komunist te sovjeteve, perfshire ketu edhe zhvillimin teknologjik e sofistikimin e metodave diversive, apo te shfarosjes ne mase dhe ne kohe te shkurter i nje numri frikshem te madh njerezish; dalja e nje morie qendrash te reja zhvillimi ekonomik por edhe politik, me spikatjen e shteteve kontinentale, si India dhe Kina, determinimi i krizes permanente energjitike ne pikenisjen dhe perfundimin e luftrave te reja, renia dhe madje tmerresisht e zhurmshme e krijesave artificiale te botes se vjeter dhe politikes se vjeter nderkombetare si Jugosllavia, lindja e proceve te veshtira integruese me shume pikepyetje nga pas, si ai i zgjerimit te Bashkimit Europian, shfaqja e fundamentalizmit fetar spontan (e misheruar ne Al- Kaiden) dhe atij politik institucional (politika e jashtme e administrates Bush) si zgjidhje, dhe nje mori fenomenesh prezente ne boten e sotme, e kane bere plot te cara ngrehinen e bashkepunimit te popujve dhe vendeve, ne fakt te superstrukturave te tyre politike, me njeri tjetrin, mbi parimet dhe normat e lirise dhe se drejtes.
Nje varg krizash, te te gjitha natyrave, prodhuan konfliktualitetin dhe perballjen e armatosur pergjate shekullit te njezete: kriza e Europes se vjeter tradicionale, elitare dhe territorialiste - kolonialiste , perballe Amerikes morale, doktrinare dhe izolacioniste, me qasje patriarku; sistemi kolonialist perballe te drejtes se popujve per vetevendosje; vlerat e identiteteve nacionale perballe nderhyrjes per hir te se teres, vlerat e lirise perballe determinizmit historik te nenkuptuar te ekspansionit dhe zgjerimit; e mbi te gjitha recesioni i pashembullt i viteve ‘29 – ’33.
Nje varg krizash te ekonomise ( kriza globale dhe ajo ne eurozone si vazhdim i njera tjetres), sistemeve te menaxhueshme, vlerave dhe kulturave te vecanta, kundrejt politikes ne dileme te nderhyrjes dhe mosnderhyrjes, kane prodhuar dhe prodhojne nje tension ne rritje ne pothuaj gjithe globin, sot ne shekullin dhe mijevjecarin e ri. Globalizimi i ekonomise, politikes, shoqerive, mjeteve dhe qellimeve , e ka bere boten me te vogel dhe ndikueshmerine me te madhe.
Keshtu, efektet e krizes globale te 2008-tes, jo vetem u ndjene ne te gjithe boten ne menyre te rrufeshme, por dhane edhe efekte domino si dhe kriza te ndervarura si ajo ne eurozone. Nese sot po flitet per Greqine ne prag te falimentit shteteror, me shume gjase prane saj, jane edhe nje arradhe vendesh te tjera qe variojne per nga fuqia ekonomike ne te dy skajet e Bashkimit Europian. Sfida e shperberjes eshte shume e afert ndersa pasojat e saj vetem mund te imagjinohen. Historia po aq sa perserit vetveten, aq eshte edhe befasuese. Kercenimi i krizave zinxhir eshte i qenesishem, ndersa shohim shfaqjen e nje demoni tjeter, ekstremizimin e politikes. Vetem ne dy pale zgjedhje te shenuara se fundi, ne dy vende diametralisht te kunderta per nga vecorite, zhvillimi dhe problemet, ne France dhe Greqi, kemi pare potencimin e rrezikshem te ekstremeve te djathta, qe me se paku programojne kthimin pas te dyzet viteve histori integruese.