Dikur nje marredhenie e paligjshme kryhej permes pusullave, takimeve ne vende te fshehta dhe menyrave shume te avashta e te pasigurta te dergimit te mesazheve. Sot ne epoken e teknologjise dhe te perhapjes se mjeteve moderne te komunikimit shpejtesia nuk eshte me problem e deri diku edhe konfidenca e mesazhit, megjithese kjo e fundit eshte nje thike me dy presa.
Tashme gjithçka kryhet kryesisht permes telefonit celular, i cili eshte shnderruar edhe ne “bashkepunetorin” dhe “bashkefajtorin” e lidhjeve te fshehta. Madje ajo dridhja e lehte e celularit qe lajmeron ardhjen e nje mesazhi apo e-mail-i te ri eshte nje nga kenaqesite me te medha te ndaluara qe perjetojne ata qe kryejne aktin e tradhtise. Ne momentin qe perceptojme dridhjen e lehte, qe e dime se çfare mesazhi percjell, veprimi i pare qe behet eshte ai i te parit rrotull dhe kur partneri mund te jete aty prane çohet per te marre diçka, apo shkon ne nje dhome tjeter, ne e shijojme shume momentin e te hapurit te shpejte te mesazhit, leximit te tij me nje fryme, gjithmone me nje sy e nje vesh ne gatishmeri. Ajo qe lexojme ndonjehere eshte aq perfshirese, sa vetem nje partner i kujdesshem mund te vere re pasi te kthehet se nderkohe diçka ka ndodhur, sepse ngjyra e fytyres, apo qartesia e nje veshtrimi nuk jane me te njejtat me ato te meparshmet. Por sigurisht qe jo te gjithe jane te vemendshem dhe mbi te gjitha askush nuk e çon neper mend se partneri eshte duke e tradhtuar pikerisht ne nje moment kur marredhenia mund te duket me e sigurt dhe solide se kurre.
Kjo lloj marredhenie dhe kenaqesie sigurisht qe nuk do te kishte ndodhur kurre pa shpikjen e e-mail-it dhe veçanerisht te celularit, qe e ben aksesin ne mesazhe te menjehershem. Ne kete rast, nje rol te madh nuk luan vetem shpejtesia e mesazhit, por edhe anonimiteti i tij, duke qene se gjithçka shkruhet ne mungese te pranise se tjetrit dhe njeherazi tjetri e merr mesazhin ne nje kohe reale. Por fakti i mospranise te jep me shume guxim se zakonisht dhe “loja” behet me interesante.
Ne raste te tilla ka me shume guxim per te shkruar edhe gjera tronditese, te cilat ndoshta nuk do te shkruheshin, apo pranoheshin ne situata ose rrethana te tjera edhe mes dy te dashurve. Dhe mbi te gjitha nuk eshte fjala per mesazhet qe shkembehen nga te dashurit “e ligjshem”, por nga ata “te paligjshmit”, lidhja e te cileve mbart me vete edhe rrezikun e zbulimit te marredhenies dhe mbi te gjitha te shembjes se marredhenies se “ligjshme”. Ne raste te tilla celulari eshte nje mjet qe mbahet pergjate gjithe kohes me vete, madje edhe ne gjume vendoset nen jastek. Nese nje partner do te dije per ndonje marredhenie te paligjshme te partnerit tjeter mjafton te niset nga premisa e celularit te kudondodhur per te filluar nje hetim qe me siguri do te zbuloje dhe te tjera e me ne fund edhe marredhenien e fshehte.
Njerezit mesojne qe edhe ne gjume te lene nje shqise te gatshme per te perceptuar dridhjen e ziles dhe gati automatikisht ata shtypin butonat e duhur per te pare brendine e mesazhit dhe me pas per te dhene ne menyre te shpejte pergjigjen e keshtu per te vazhduar pafundesisht lojen. Shpesh njerezit e perfshire ne lidhje me “te paligjshmin” dhe celularin njeherazi, qe ne kete rast eshte “i treti” i domosdoshem, zhgenjehen kur u vijne mesazhe nga persona te tjere, nderkohe qe presin vazhdimisht prej tij/saj. Kjo varesi mund t’i beje shume kollaj edhe te pakujdesshem, duke qene se perqendrimi maksimal eshte ai ndaj partnerit “te fshehte”. Jane te shpeshta rastet e zenkave dhe madje edhe ndarjeve per shkak te pakujdesive te njerezve qe harrojne te fshijne mesazhet “djegese”, te cilat faktojne tradhtine.
Megjithate bota nuk eshte aq tradhtare sa ç’mund te kete dale nga keto radhe, vetem se ka nje te vertete te madhe ne kete mes dhe ajo eshte lehtesia e komunikimit dhe shumellojshmeria e tij, qe ne njefare menyre “te shtyjne ne mekat”. Ndonjehere nje kembim mesazhesh me dike qe na pelqen nis thjesht per te shuar monotonine e nje marredhenie te gjate martesore, por qe nese individet nuk tregohen te kujdesshem, kjo nisje mund te jete edhe fillimi i fundit te vete marteses.